Skënderbeu, 30 mijë euro për kartonin e Olaynkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2014 | 12:18

Skënderbeu, 30 mijë euro për kartonin e Olaynkës

Takaj, Kapllani dhe OlaynkaKlubi korçar ka blerë kartonin e Peter Olaynkës nga ekipi i Bylisit për vlerën 30 mijë euro. Burime të sigurta në klub e konfirmojnë këtë për “Panorama Sport”, duke theksuar se kaq janë shpenzuar për të marrë kartonin e plotë të lojtarit, i cili tashmë i përket Skënderbeut. Peter Olaynka ka nënshkruar një kontratë 2+1 me korçarët, që e mban kështu të lidhur të paktën deri në vitin 2016. Për trajnerin Josa nigeriani është gati dhe ai duket se e ka llogaritur titullar ndaj Partizanit. Por e vetmja gjë që pengon në këtë rast është përgjigjja nga FSHF, pasi ka një mosmarrëveshje me Kukësin, që gjithashtu pretendon se ka firmosur kontratë me Peter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"