Skandali s*ksual në zyrën e Bashkisë, SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish-presidentin e Kukësit Safet Gjici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 12:45

Skandali s*ksual në zyrën e Bashkisë, SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish-presidentin e Kukësit Safet Gjici

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën dhe ka kërkuar 4.6 vite burg për ish-kryebashkiakun dhe ish-presidentin e klubit të Kukësit, Safet Gjici.

safet-gjici-1-1200x675

Ndërkohë, ish-kryebashkiaku nga gjykimi i shkurtuar përfiton uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 3 vite burg nëse GJKKO pranon pretencën e SPAK.

Po ashtu është kërkuar që Safet Gjicit t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Ndërsa, për Alma Kaçin, SPAK ka kërkuar dënim me burg 1 vit e gjashtë muaj, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 1 vit burg.

Ndaj Safet Gjicit, SPAK ka ngritur akuzën për korrupsion pasiv, pasi i premtoi Alma Kaçit tenderin për qentë pas aktit s*ksual në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit.

Gjici ndodhet në qeli prej 24 qershorit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas publikimit të materialit filmik ku shfaqet duke kryer marrdhënie seksuale me Alma Kacin.

Më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.

Sipas dyshimeve te SPAK, Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

51-vjeçari Safet Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza. ai mund të dënohet me burg nga nga 2, deri në 8 vjet.

40-vjeçarja Alma Kaçi, akuzohet  për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë“, neni 245 i Kodit Penal, ku nëse do provohet akuza, ajo mund të dënohet me burg nga një deri në 5 vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"