Skandali i “Barçagate”, shpërthen presidenti Laporta: Nuk është rastësi që e plasën tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2023 | 11:43

Skandali i “Barçagate”, shpërthen presidenti Laporta: Nuk është rastësi që e plasën tani

I menjëhershëm dhe i ashpër ka qenë reagimi i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta.

laporta

Përtej komunikatës zyrtare të klubit të Barcelonës, edhe presidenti i katalanasve ka folur për mediat, duke lëshuar akuza se gjithçka po bëhet për të dëmtuar klubin në një moment të shkëlqyer në La Liga.

“Miq të Barcelonës, nuk është aspak rastësi që lajme e informacione të tilla dalin në këtë moment. Në të kaluarën, Barcelona ka kontraktuar këshilltarë të jashtëm për të marrë informacione të ndryshme dhe natyrisht edhe këshillime për arbitrimin, sikurse dhe klube të tjera spanjolle. Jemi në momentin më të mirë të sezonit, por disa keqdashës po i bëjnë një interpretim të ndryshëm fakteve. Por ne nuk tërhiqemi, do të vazhdojmë të mbrojmë interesat dhe ndershmërinë e klubit tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"