Shqipëria në fazën finale? Nuk është hera e parë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2015 | 20:12

Shqipëria në fazën finale? Nuk është hera e parë!

shqiperi gjermani 1967Faktet reale, Shqipëria mes më të mirave të kontinentit që prej 1964

Nga Xhovani Armilota

Më 11 tetor, Kombëtarja shqiptare e futbollit u kualifikua për herë të parë në një fazë finale të një kompeticioni futbollistik ndërkombëtar. Më në fund, edhe Shqipëria, bashkëthemeluese e UEFA-s në vitin 1954, arrita të bëjë të sajin një objektiv të tillë. Por gjërat nuk kanë shkuar saktësisht kështu.

Kthehemi në edicionin e dytë të Kampionatit Europian 1962-1964, të famshëm për katër evente.
1) Ishin të fundit që u luajtën me eliminim direkt deri në finale.
2) Luksemburgu eliminoi Holandën në 1/8-at dhe më pas e pa veten të eliminuar nga kompeticioni në çerekfinale, përballë Danimarkës, ndonëse në këtë raund u desh të luhej një ndeshje e tretë.
3) Situatë lufte në fuqi e Greqisë kundër Shqipërisë.
4) Mospjesëmarrja e Qipros, Finlandës, Gjermanisë Perëndimore dhe Skocisë.

Banaliteti i vetëm i këtij edicioni ishte fitorja e Spanjës, ku diktatori Franko organizoi fazën finale me ndeshje dhe, siç u tha në atë periudhë, edhe e fitoi në fund. Spanja, nga armiku numër një i botës në vitin 1945, brenda pak kohe u shndërrua në një bastion të antikomunizmit. Pra, një “luftë e ftohtë” në të gjitha kuptimet.
UEFA, që atëherë e shquar për ndjeshmërinë e saj gjeopolitike, në raundin e parë vuri përballë pikërisht Greqinë dhe Shqipërinë. Grekët, të cilëve iu duk sikur institucioni në fjalë po tallej me ta, bëri me dije se më 21 qershor 1962 nuk do të kishte mirëpritur armiqtë shqiptarë. Dhe të mendosh se atëherë ishte Shqipëria që etiketohej si një shtet fanatik dhe i mbyllur! UEFA vendosi t’ia japë fitoren (në tavolinë) Shqipërisë në shifrat 3-0 dhe të njëjtin rezultat kishte edhe ndeshja e kthimit në Tiranë, e parashikuar për në 31 mars 1963. Unë i kam ruajtur dokumentet zyrtare të UEFA-s që dëshmojnë këtë vendim.

Dhe, ndërkohë, ndodhi që UEFA, me shumë mundësi në sajë të presioneve greke, bëri që këto fakte të zhdukeshin nga uebsajti i tyre dhe dopio rezultati 3-0 në tavolinë në favor të Shqipërisë të transformohej në një “Match cancelled” (ndeshje të anuluara), por duke bërë kështu një autogol flagrant. Nëse do të vizitonit faqen zyrtare të UEFA-s, të azhornuar më 7 shkurt 2014 (konkretisht përpara fillimit të eliminatoreve të EURO 2016, për Grupin I, nën këtë link (http://www.uefa.com/uefaeuro/season=2016/teams/team=2/profile/), do të vëreni se bilanci i Shqipërisë në Europian rezulton me 14 fitore, 20 barazime dhe 51 humbje.

Ja fitoret
1). Greqi-Shqipëri 0-3 (21.6.62, CE 62-64 raundi i të 16-ave, vajtje)
2). Shqipëri-Greqi 3-0 (31.3.63, CE 62-64 raundi i të 16-ave, kthimi)
3). Shqipëri-Danimarkë 1-0 (30.10.63, raundi i 1/8-ave, kthimi)
4). Shqipëri-Turqi 3-0 (14.11.71, Europiani 72-74 Grupi 8)
5). Shqipëri-Islandë 1-0 (26.5.91, Europiani 90-92, Grupi 1)
6). Shqipëri-Moldavi 3-0 (29.3.95, Europiani 94-96, Grupi 7)
7). Moldavi-Shqipëri 2-3 (7.6.95, Europiani 94-96, Grupi 7)
8). Shqipëri-Gjeorgji 2-1 (9.10.99, Europiani 98-00, Grupi 2)
9). Shqipëri-Rusi 3-1 (29.3.03, Europiani 02-04, Grupi 10)
10). Shqipëri-Gjeorgji 3-1 (10.9.03, Europiani 02-04, Grupi 10)
11). Shqipëri-Luksemburg 2-0 (2.6.07, Europiani 06-08, Grupi 7)
12). Luksemburg-Shqipëri 0-3 (6.6.07, Europiani 06-08, Grupi 7)
13). Shqipëri-Luksemburg 1-0 (7.9.10, Europiani 10-12, Grupi 4)
14). Shqipëri-Bjellorusi 1-0 (26.3.11, Europiani 10-12, Grupi 4)

Katërmbëdhjetë perfekte! E kam shkarkuar këtë renditje, këtë dëshmi, në mënyrë që mos ndonjë funksionar ndërron mendje dhe kujtohet ta azhornojë faqen në ditët e ardhshme.
Në vazhdim të këtij Kampionati Europian, në mënyrë kurioze, Shqipëria u eliminua nga Danimarka (4-0 dhe 1-0 në Tiranë). Them në mënyrë kurioze, sepse fati donte që Shqipëria, 52 vite më vonë, të hakmerrej, duke u kualifikuar sivjet, pikërisht përkundrejt danezëve.

Foto / Tiranë, 30 tetor 1963 – Shqipëri-Danimarkë 1-0 (gol Pano, 3′)

Megjithatë, duke iu bazuar këtyre supozimeve, do të stiloj për herë të parë renditjen finale të Kampionatit Europian 1962-1964, e panjohur për të paktën në shtetin tonë. Jam bazuar te rregulli i përbashkët i pranuar ndërkombëtarisht, mbi procedimet përllogaritëse për turnetë me eliminim direkt. Ja tek është, dhe e mbushur me surpriza (fitorja atëherë vlente 2 pikë). Në rast të pikëve të barabarta, në atë kohë ishte mesatarja e golave ajo që dhuronte kualifikimin dhe jo diferenca e golave. Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të Europianit 1962-1964 janë marrë nga «Almanacco Illustrato del Calcio» 1967, atëherë “Edizioni Carcano”, Milano, kapitulli 26, faqja 328:
Finale për vendin e parë/të dytë: Spanjë-Bashkimi Sovjetik 2-1
Finale për vendin e tretë/të katërt: Hungari-Danimarkë 3-1 (pas kohës shtesë)

Tabela renditje

tabela
Shpjegim:
(1) – Specifikon kualifikimin për në 1/16-at pas dueleve direkte, përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik, i përjashtuar ndonëse si fitues në fuqi
(2) – Duel direkt në çerekfinale: Danimarkë – Luksemburg 1-0 (luajtur në Amsterdam)
(3) – Duel direkt në 1/16-at: Bullgari – Portugali 1-0 (luajtur në Romë)

Përse një renditje e tillë nuk është publikuar kurrë për më shumë se gjysmë shekulli? Ndoshta, sepse dikush bezdisej që të vinte re Shqipërinë antisovjetike të renditej mbi 5 shteteve satelite të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe vetë Italisë.

Protagonistët e vendit të 9-të të Shqipërisë ishin: Pavllo Bukoviku (17 Nëndori), Mehdi Bushati (Dinamo), Fatbardh Deliallisi (Partizani), Fatmir Frashëri (Partizani), Skënder Halili-Merja (17 Nëndori), Enver Ibërshimi (Labinoti Elbasan), Gëzim Kasmi (17 Nëndori), Sulejman Maliqati (Partizani, portier), Ali Mema (17 Nëndori), Lin Shllaku (Partizani), Shefqet Topi (Besa Kavajë, portier), Lorenc Vorfi (Dinamo), Panajot Pano (Partizani), Thoma Duro (Dinamo), Andon Zaho (Partizani); all. Loro Boriçi.

Dhe kjo paraqitje fantastike nuk ishte vetëm një flakë kashte. Në edicionin pasues, 1966-1968, më 17 dhjetor 1967, në Tiranë, në “Qemal Stafa”, Shqipëria, pas një ndeshjeje madhështore, arriti të marrë një 0-0 përballë Gjermanisë Perëndimore (Grupi 4), finaliste në “Uembli”, një vit më parë, duke u mohuar atyre kualifikimin për në çerekfinale. Ja skeda e atij takimi:
Shqipëria: Koço Dinella (Dinamo), Frederik Gjinali (Dinamo), Frederik Jorgaqi (Labinoti Elbasan), Teodor Vaso (Partizani), Ramazan Rragami (Partizani), Lin Shllaku (Partizani), Panajot Pano (Partizani), Ali Mema (17 Nëndori), Medin Zhega (Dinamo), Josif Kazanxhi (17 Nëndori), Sabah Bizi (Vllaznia Shkodër); all. Loro Boriçi
Gjermania Perëndimore: Horst Volter (kampion Gjermanie, sezoni ’66-’67), Bernd Packe (nënkampion bote), Villi Shulz (nënkampion bote), Volfgang Veber (nënkampion bote), Horst-Diter Hëtges (nënkampion bote), Volfgang Overat (nënkampion bote), Gynter Necer (kampion Gjermanie, sezoni ’69-’70), Zigfrid Held (nënkampion bote), Hans Kypers (kampion Gjermanie ’65-’66), Henes Lëhr (fitues i Kupës së Gjermanisë, sezoni ’67-’68), Peter Majer (kampion Gjermanie, sezoni ’69-’70). Trajner: Helmut Shën
Arbitër: Ferdinand Marshall (arbitri austriak më i madh i të gjitha kohërave)

Morali është që kur nuk ndodhin arbitrazhe skandaloze, kombëtarja ecën. Pastaj, nëse Shqipëria do arrijë të shqisë vesin e saj të keq, teksa e quan të mbyllur një ndeshje pas vetëm 85 minutash lojë, nuk guxoj të imagjinoj se sa lart mund të kishte shkuar, duke marrë parasysh edhe faktin se në katër transferta, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë gol. Ndoshta, ky fakt përbën një rekord botëror, por më duhet ta verifikoj. Prandaj, për ju, “doktor” Xhovani De Biazi dhe futbollistë shqiptarë, historia vazhdon. Ju mbetet vetëm që të përmirësoni atë vend të nëntë. E kërkojmë të gjithë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"