Shpërthen viroza te klubi i Kategorisë së Dytë, ndeshja e parë e kampionatit shtyhet për ditën e mërkurë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 16:13

Shpërthen viroza te klubi i Kategorisë së Dytë, ndeshja e parë e kampionatit shtyhet për ditën e mërkurë

Ndeshja Butrinti-Turbina, e vlefshme për javën e parë të Grupit B të Kategorisë së Dytë, e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e diel në orën 15:00 në Sarandë, është shtyrë për ditën e mërkurë në po të njëjtin orar.

turbina

Arsyeja? Klubi mik nga Cërriku, së fundmi ka bërë një kërkesë në Federatë dhe ka kërkuar shtyrjen e sfidës, për shkak të problemeve shëndetësore te skuadra e Turbinës. Në ekip ka rënë një virozë, që shoqërohet me sintoma nga më të ndryshmet. Kjo situatë ka marrë edhe mirëkuptimin e klubit sarandiot, ndaj është miratuar shtyrja e duelit për ditën e mërkurë në orën 15:00. Me shpresën që kjo virozë në klubin cërrikas do të kalojë dhe dueli do të zhvillohet normalisht.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"