VIDEO/ “Shpërthejnë” shqiptarët në Kroaci. Uzuni shënon golin e parë te Lokomotiva, Kastrati s’di të ndalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2018 | 17:55

VIDEO/ “Shpërthejnë” shqiptarët në Kroaci. Uzuni shënon golin e parë te Lokomotiva, Kastrati s’di të ndalet

Lokomotiva e Zagrebit arriti një fitore të rëndësishme në transfertë në javën e 9-të të kampionatit kroat. Ndaj Goricës, ekipi i Myrto Uzunit fitoi me rezultatin e pastër 0-3, për të marrë 3 pikë me shumë vlera.

myrto uzuni

Dhe, protagonist ishte edhe ish-sulmuesi i Laçit, i cili shënoi golin e dytë të sfidës, në minutën e 70-të, në sfidën që e nisi edhe si titullar. Ky ishte edhe goli i parë i Uzunit në Kroaci.

Ndërkohë, goli i parë u shënua nga ylli shqiptar që po shkëlqen këtë sezon te Lokomotiva, Lirim Kastrati. Talenti, që me shumë mundësi duket se do të zgjedhë të veshë fanellën e Kosovës, shënoi golin e gjashtë këtë edicion. Goli i tretë i sfidës u shënua në minutën e 81-të, nga Haliloviç.

Me këtë fitore, Lokomotiva e Zagrebit ngjitet në vendin e dytë, me 19 pikë, vetëm 2 më pak se Dinamo e Zagrebit që kryeson kampionatin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"