Sherrxhi në fushë e shok me Sterling, 21 sekretet e gjigantit Ngo. Anglezi: Lironi Stresin, është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2019 | 23:15

Sherrxhi në fushë e shok me Sterling, 21 sekretet e gjigantit Ngo. Anglezi: Lironi Stresin, është…

“Nuk jam Baloteli i Tiranës, por urrej kur më gjuajnë pa top dhe ndonjëherë e teproj në fushë…”. Këto janë fjalët e Majkëll Ngo, anglezit “gjigant” që ka bërë për vete sot tifozët bardheblu dhe po i jep një dorë Tiranës që të bëjë kthesën pas një starti zhgënjyes. Po kush është Majkëll Ngo, njeriu që njihet më së shumti për golat, gjatësinë dhe sherret me Memën? A e fitoi ai “duelin” me trajnerin pas mërive të stërzgjatura që i kushtuan Tiranës?

nGO55

A është ai që përcakton edhe humorin e skuadrës? Sepse, për të thënë të vërtetën, pati një moment kur të huajt u distancuan shumë nga vendësit dhe ky hendek u reflektua te bardheblutë edhe në fushë… Majkëll Ngo është një sulmues i çuditshëm sepse kur të gjithë presin që të bëjë diferencën me kokë, ai bëhet më i rrezikshëm me sprintet e tij. Kur të gjithë presin që ai të përkulet pasi ka humbur një rast apo një penallti, ai jep asiste dhe shënon duke përmbysur i vetëm ndeshjen.

Gazeta përpiqet të sjellë anën tjetër të gjigantit bardheblu, nëpërmjet informacioneve që i japin miqtë e tij të afërt, ato që ai publikon në rrjetet sociale, por edhe ato që ka treguar hera-herës në median vendëse dhe atë britanike. Po, sepse kemi të bëjmë me një anglez të çuditshëm që ka luajtur me moshat e “Tre Luanëve” përkrah Rahim Sterlingut dhe është shok me Kutinjon, që nga koha kur ishin bashkë te Liverpuli.

nGO2

1. Çfarë ka hobi?

Të luajë futboll, të udhëtojë nëpër botë, të luajë video-lojëra dhe të merret me “Instagram”-in e tij @Michael_ngoo

2. Këngëtarët e pëlqyer

Janë Drake, Meek Mill, Wizkid nga skena botërore, ndërsa nga artistët shqiptarë ai pëlqen Mozzik dhe Stresin. 3

. Aktori i preferuar

Denzel Uashington

4. Sporti

Sporti i parë që ka ushtruar është futbolli. E ka nisur që pesë vjeç dhe siç thotë vetë: “Unë ndihem i dashur me këtë sport në çdo sekondë të ditës”. E ndien veten me fat që ka luajtur për Akademinë e Uest Hemit, Southend Junajtid, Liverpulit, Harts në Skoci, me Anglinë U-19 U-20 (Botëror).

5. Fiksimi për shumë ekipe

“Do të kisha dashur të luaja me më shumë ekipe, por mirë edhe kaq, sepse ka edhe shumë ditë përpara në karrierën time. Për mua është një bekim”, ka thënë Ngo.

majkell ngo

6. Zgjedhja e jetës

Shkoi me vëllanë në ekipin e lagjes gjatë së dielës! Luajti menjëherë, ndërsa menaxheri (trajneri) pasi e spikati i pati thënë se do të bëhej lojtar dhe i ofron të kalojë në një skuadër më të rritur. Pranon dhe më pas tha se ishte zgjedhja e jetës,

7. Miqtë më të mirë në futboll

Andre Uisdom (Derby Kaunti), Rahim Sterling (Man. Siti), Chuba Akpon (PAOK), Jordan Ibe (Bournemouth), Marvin Turtulli (Tirana).

8. Miqtë nga muzika

Kojo Funds, Krept& Konan, YNXG Bane, Morrison! Në Shqipëri ka simpati të veçantë për Stresin dhe thotë: “Lironi Stresin sepse është djalë shumë i mirë!”

9. Fëmijëria

Ka lindur në Londër dhe rritur në Beckton&Plaistou, në perëndim të Londrës. Më pas ka jetuar në jug prej moshës 13 vjeç. Tani është banor i Liverpulit, qytet të cilin e ka të tijin prej moshës 16 vjeç kur firmosi për skuadrën e kuqe.

10. Dita më e bukur

Kur i ka lindur vajza.

11. Dita më e keqe

Dëmtimi në ndeshjen ndaj Sëlltikut. Asokohe luante në Skoci me Kilmarnokun! “Ai dëmtim më la jashtë futbollit për dy vite. Mendova se nuk do të luaja më futboll, por falë dëshirës së Zotit, që i jam borxh, tani jam në fushë. Jam gati dhe mund të bëj gjëra të mëdha në lojë”, thotë anglezi.

12. Profesioni që dëshiron

Dëshiron të bëhet biznesmen. Thotë se ka shumë miq biznesmenë, si dhe biznese, edhe pse është futbollist. E konsideron veten me ide kreative në biznes. Ishte i sigurt që do të bëhej kontabilist dhe të bënte shumë para me bizneset e tij!

ngooo

13. Ushqimi që pëlqen

Makaronat, mishi i pulës orizi dhe picat.

14. Ushqimi që urren

Mishi i derrit!

15. Thënia motivuese

“Nuk është e thënë të mos punosh para 35 viteve, edhe pse je i pasur”.

16. Gjatësia

Është 198 cm i gjatë, por kurrë nuk ka luajtur dhe ka dëshirë të luajë basketboll.

17. Pse Tirana?

Erdhi te Tirana sepse i pëlqeu si eksperiencë dhe se pas një sezoni një lojtar i bardhebluve u transferua te Getafe në Spanjë (i referohet Merveilit).

18. Jeta në Shqipëri

Jeton vetëm në Tiranë dhe e njeh shumë mirë kryeqytetin, madje drejton edhe një automjet.

19. Jeta e natës

Nuk pi alkool, por jetën e natës e ka qejf, si dhe është dënuar në Angli për një çështje ku ishte ngatërruar me disa miq të tij për lëndë narkotike.

20. “Thumbat” me Kutinjon

Majkëll Ngo është nga ata që nuk ua përton batutave. Shpeshherë është parë të ngacmohet me Albi Dokën në “Instagram”, por një nga postimet e tij është më epik, teksa bënte shaka me Felipe Kutinjon duke shkruar: “Vëlla, ke Mesin në dhomat e zhveshjes dhe do të shohësh historitë e mia…!”

21. Sherret në fushë

Urren kur i gjuajnë pa top dhe më pas nuk përton të debatojë me këdo që i del përpara.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"