Sali Berisha i befasuar nga tifozët e Partizanit: Idhulli i tyre një minoritar grek, hera e parë një banderolë raciste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 12:51

Sali Berisha i befasuar nga tifozët e Partizanit: Idhulli i tyre një minoritar grek, hera e parë një banderolë raciste

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka komentuar banderolën e shfaqur nga tifozët e Partizanit në ndeshjen me Skënderbeun. “1 grek më pak, 1 bastard” më pak, shkruante banderola. Në emisionin “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku Berisha është shprehur se idhull i tij dhe tifozëve të kuq është një minoritar grek, Panajot Pano:

sali-berisha-3

“Partizani është skuadra që e drejton i vëllai i Ramës. Është hera e parë në histori që tifozët shqiptarë dalin me parulla raciste. Aq më tepër kur e bëjnë tifozët e Partizianit në një kohë kur idhulli i tyre në sport dhe i Sali Berishës është Panajot Pano, një minoritar grek. Pano vinte në një klub që ishte afër shkollës sime dhe e thoshte që jam minoritar. Ai nuk e fshihte. Nuk kam qenë tifoz i asnjë skuadre, por kam qenë tifoz i Panos shumë. Ai kishte një sprint të jashtëzakonshëm dhe një driblues që nuk e ka parë fusha e futbollit. Dhe ai ishte minortitar grek.”,është shprehur Berisha.

Banderola-470x300

panajot pano

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"