Sadiku drejt Turqisë, pagë milionerësh për sulmuesin. E kërkojnë gjigantët e Superligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2017 | 14:05

Sadiku drejt Turqisë, pagë milionerësh për sulmuesin. E kërkojnë gjigantët e Superligës

Performancat e mira të Sadikut me Kombëtaren nuk kanë ngelur pa rënë në sy, dhe këtë e konfirmon interesimi i klubit nga Superliga turke. Dy golat e elbasanasit ndaj Turqisë, e kanë bërë që të rritet vlera e tij në arenën europiane të futbollit.

Sadiku

Siç raportojnë portalet turke, gjigantët e Istanbul Bashakshehir janë gati të marrin shërbimet e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku. Ish-ekipi i Sokol Cikalleshit, është gati t’i paguajë shqiptarit një paga faraonike, prej 900 mijë euro në sezon.

Problem i këtij transferimi, mbetet vetëm formula me të cilën mund të kryhet. Istanbuli kërkon ta marrë një huazim Sadikun, me opsion blerje në merkaton e verës, por nga Legia kërkojnë që sulmuesi të blihet menjëherë, dhe për një shumë të konsiderueshme. Polakët kërkojnë plot 1.5 milionë euro për kartonin e Armando Sadikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"