Sa rezultate negative për kolonjarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2013 | 14:29

Sa rezultate negative për kolonjarët

Faza e dytë, sikurse edhe e para, ka nisur me rezultate negative për kolonjarët. Kështu ka ndodhur edhe këtë javë në transfertën e Përmetit, ku futbollistët e rinj nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë ekipin vendës. Loja e Gramozit ka qenë më shumë se e dobët, sidomos në pjesën e dytë. Kështu thotë trajneri Rustemi: “Tashmë na mbetet të fillojmë punën për ndeshjen e radhës ndaj Tepelenës. Shpresoj që djemtë e mi, duke qenë ndeshja e parë për këtë vit në stadiumin tonë, t’i kënaqin sportdashësit”.
Koço Lilo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"