Rritet optimizmi te Delvina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2013 | 10:48

Rritet optimizmi te Delvina

Triumfi në shifrat 4-0 ndaj Memaliajt ka rritur optimizmin në radhët e skuadrës së Delvinës. “Edhe pse pjesën e parë e mbyllëm pa gola, në të dytën dolëm në lojën tonë dhe ditëm të tregoheshim produktivë. Kemi shënuar katër herë në portën e kundërshtarit dhe për një gjë të tillë jam mjaft i kënaqur. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë të bëjmë paraqitje të mira”, është shprehur trajneri Arjan Guga. Delvinjotët kanë nisur menjëherë përgatitjet për sfidën e radhës.
Tomorr Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"