Rrahmani e bën rrugë, sërish mes më të mirëve të javës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Prill 12, 2016 | 17:15

Rrahmani e bën rrugë, sërish mes më të mirëve të javës

Amir Rrahmani vazhdon të vlerësohet maksimalisht nga mediat kroate. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare edhe kete javë ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të javës. rrahmani grezdaGazeta “Sportske Novosti” e ka rreshtuar ish-lojtarin e Partizanit në 11-shen më të mirë të javës.

RNK Split barazoi 0-0 ndaj Osijek, ndeshje ku Rrahmani ishte nga më të mirët për ekipin e tij.

Futbollisti shqiptar eshte nje titullar i padiskutueshëm te RNK Spliti dhe së bashku me portierin janë dy nga lojtarët që janë më shumë minuta në këmbë se gjithë pjesa tjetër e ekipit.

Është e disata herë që lojtari kuqezi përzgjidhet në formacionin e javës në Kroaci.






www.minuta90.com