Ronaldo mendon largimin nga Reali, shkak bëhet Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2018 | 14:15

Ronaldo mendon largimin nga Reali, shkak bëhet Nejmar

Kristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Reali dhe Mancesteri është destinacioni që ai dëshiron.

Reali nuk do të bëhet pengesë për largimin e tij në qoftë se kërkesat ekonomike plotësohen, por Perez ka edhe një kusht tjetër. Më parë në Madrid duhet të mbërrijë ylli brazilian, Nejmar.

Ronaldo22-470x349

Situata është e ngjashme me atë të verës por vetëm se kësaj radhe protagonist nuk është Mbape. Në qoftë se sulmuesi francez do të kishte ardhur në Madrid, kjo gjë do i kishte hapur derën Kristianos për t’u larguar.

Florentino Perez është koshient për vështirësinë e të sjellurit të Nejmar në Madrid, pasi cështja është shumë e komplikuar, sepse presdenti i PSG-së më parë ka deklaruar se kalimi i brazilianit në Madrid është “i pamundur”.

nejmar

Por Perez ka në dorë “asin nën mëngë”, që është pesë herë fituesi i Topit të Artë, i vetmi që mund të joshë Al Khelafin të heqë dorë nga Nejmar.

Sipas “El Larguero” Reali dëshiron të ulë çmimin e transferimit të brazilianit, duke përfshirë në ofertë Kristiano Ronaldon. Perez e shfaqi hapur interesin për Nejmar, edhe pas fitimit të Topit të Artë nga Ronaldo, dhe presidenti nuk do të ndalet deri sa të arrijë të sjellë në Madrid “fiksimin” e tij të vjetër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"