Rexhinaldo i trishtuar për refuzimin e vizës: Ende shpresoj…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 8, 2018 | 12:25

Rexhinaldo i trishtuar për refuzimin e vizës: Ende shpresoj…

Sulmuesi nga Mozambiku, Arturo Rexhinaldo, ka shprehur dëshpërimin e tij për mosudhëtimin me ekipin drejt Gjeorgjisë. “Jam i trishtuar që nuk udhëtova me skuadrën në Gjeorgji për ndeshjen e parë. Shkak u bë problemi i vizës, bashkë me dy shokët të ekipit.

rexhinaldo

Klubi bëri gjithçka deri sot (dje), por më kot. Jam i acaruar për faktin se shkuam një herë në aeroport dhe më pas u kthyem në shtëpi. Na kishin premtuar se gjithçka do të zgjidhej. Megjithatë, kam ende shpresë për të udhëtuar nesër (sot). Nëse do të ndodhë, do të jetë perfekte, sepse kam dëshirë të luaj dhe të ndihmoj skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme. Nëse nuk do t’ia dal, sigurisht i uroj fat ekipit. Forca Kukësi!”, shkruante dje Rexhinaldo në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.





www.minuta90.com