Reja flet si i zoti i shtëpisë: Shqiptarët sot ndihen më shumë italianë se sa holandezë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 17:29

Reja flet si i zoti i shtëpisë: Shqiptarët sot ndihen më shumë italianë se sa holandezë…

Roma është kthyer të luajë një finale europiane pas 30 vitesh, ndërsa Fejnordi pas 20 vitesh.

Edi Reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, flet me “kostumin” e zotit të shtëpisë në mediat italiane dhe thotë se në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës.

“Është një kënaqësi shumë e madhe për të gjithë vendin dhe për federatën, e cila u shpërblye me këtë finale. Për më tepër, në Shqipëri ka shumë tifozë romanistë dhe do të jetë sikur të luajnë në shtëpi. Shqiptarët sot ndihen më shumë italianë se sa holandezë. Ju siguroj se Tirana është një qytet shumë i bukur, shumë europian dhe i pëlqyeshëm për t’u vizituar. Stadiumi është gjithashtu shumë i bukur. Është pak i vogël, por është ndërtuar me përmasat që i takojnë Kombëtares së Shqipërisë. Për fat të keq, në krahasim me kërkesat që ka për bileta, vende ka shumë më pak. Megjithatë, do ta shikoni se në Shqipëri do të mbeteni shumë të kënaqur”, ka deklaruar për “Tuttomercatoweb” trajneri Edi Reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"