Ramela: Kukësi na mundi me mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2014 | 15:01

Ramela: Kukësi na mundi me mbrojtje

RamellaTrajneri i Flamurtarit, Ernestino Ramela, edhe pse humbi në shtëpi me Kukësin, përsëri nuk e bën “dramë”, duke theksuar se vetëm rezultati nuk iu përgjigj lojës së ekipit të tij. Gjatë prononcimit pas ndeshjes, tekniku vuri në dukje edhe zëvendësimin e Shkodran Metajt si dhe konfirmoi largimin e Gilbertos nga kuqezinjtë. “Që kur jam këtu, nuk kemi pësuar kurrë më shumë sesa një gol. Sot (dje) luajtëm vetëm me lojtarë të huaj. Jam i kënaqur, edhe pse rezultati na penalizoi. E pësuam prej një gabimi. Krijuam shumë nga krahët, por Kukësi u mbyll mirë.

Metaj? Po humbnim dhe ndaj e hoqa atë lojtar me qëllim që të mund t’i jepja më shumë ritëm skuadrës në sulm. Gilberto bëri atë që duhej të bënte, edhe pse me 99 për qind nuk do të jetë më pjesë e Flamurtarit. Duke parë sesi kanë shkuar gjërat deri tani, mund t’ju them se asnjë skuadër nuk ka qenë superiore ndaj nesh dhe jam i kënaqur me atë çka kemi mundur të bëjmë gjatë kësaj kohe. Sigurisht që na duhet shumë punë dhe do bëjmë të pamundurën për të rikuperuar në pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se ndërprerja do të na bëjë mirë për të rikuperuar dhe rregulluar disa gjëra në skuadër”, ka thënë Ramela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"