Plori në delir: Ky është Burreli im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2012 | 13:40

Plori në delir: Ky është Burreli im

Trajneri i ekipit të Burrelit, Elvis Plori, flet pas ndeshjes së të shtunës me Elbasanin. Ai falënderon në veçanti futbollistët që u aktivizuan në atë ndeshje dhe autorët e golave. “Zhvilluam një lojë shumë të bukur me disa raste për të shënuar, por fati dhe terreni i rënduar na ndëshkuan disi. Megjithatë, ne arritëm të marrim një fitore të merituar dhe kjo erdhi falë një kontributi të dhënë nga të gjithë, duke nisur që nga drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe çdonjëri nga futbollistët. Normalisht kundërshtarin e kishim vlerësuar me nota të larta, por e kishim paralajmëruar për humbjen. Ne u jemi rikthyer normalisht stërvitjeve për t’i bërë ballë sfidës së radhës, e cila na pret në transfertë. E mora përgjegjësinë e ekipit të Burrelit edhe për këtë sezon dhe do ta mbaj fjalën. Burreli nuk ka vend në Kategorinë e Dytë. Nëse ai nuk arrin të ngjitet në Superiore, do të qëndrojë patjetër në Kategorinë e Parë. Këtë e them me plot bindje”, – përfundon tekniku matjan.
Andi Meta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"