Plaku: Turbina mori tri pikë të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2013 | 13:48

Plaku: Turbina mori tri pikë të rëndësishme

Turbina ka befasuar me triumfin e arritur ndaj Egnatias. Fitorja me dy gola të realizuar në transfertën e Rrogozhinës e ngjit skuadrën në kuotën e 23 pikëve. Arbër Plaku ka qenë një prej protagonistëve në këtë fitore të parë në transfertë për këtë fazë të dytë. “Kemi marrë tri pikë të rëndësishme, të cilat, edhe pse nuk u vlejnë objektivave, përmirësojnë moralin e skuadrës. Jemi të lumtur për këtë fitore dhe tashmë po përqendrohemi te përballja e radhës në shtëpi”, – thotë mesfushori Arbër Plaku.
Florenc Manari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"