“Përgatitemi me kohë për kthimin në elitë”, Takaj analizon Superioren: Rivaliteti i madh, gabime të mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 21:56

“Përgatitemi me kohë për kthimin në elitë”, Takaj analizon Superioren: Rivaliteti i madh, gabime të mëdha

I mësuar prej shumë vitesh të çojë lart trofeun e titullit kampion në Kategorinë Superiore, për Ardian Takajn e sotmja ka qenë një ditë “ndryshe”, pasi këtë herë kishte në duar trofeun e Kategorisë së Parë. Megjithatë, presidenti i Skënderbeut i është gëzuar njëlloj këtij suksesi të skuadrës së tij, e cila kthehet me vetëm një vit ndalesë në të Parën, në Kategorinë Superiore.

bandicam 2023-05-18 18-25-12-393

Ai ka treguar se puna ka nisur prej kohësh për paraqitjen sa më dinjitoze në elitë, ku këtë vit ka parë një garë me shumë gabime mes protagonistëve.

“Kemi filluar me kohë të përgatitemi për Superioren. Është tjetër garë atje dhe do të bëhemi gati për Superioren.

Ishim të bindur se do të dilnim në Superiore, nuk diskutohet se objektivi dhe investimi ishte për të dalë në Superiore. E nisëm keq, por ishim të bindur se do ia dilnim. Rrugën për kampion e dimë mirë se si dilet, me qetësi dhe profesionalizëm.

Merkato? Po punojmë se Superiorja do një nivel tjetër dhe ne do të jemi gati.

Si u duk Superiorja këtë vit? Rivaliteti i madh, gabime të mëdha. Ndaj normalisht që po shkojnë edhe titulli, edhe mbijetesa deri në ndeshjen e fundit. Hera e parë që ndodh, garë shumë e fortë”, tha Takaj për “Oversport” pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"