Penallti, i kuq dhe polemika, në Shkodër ndodh gjithçka (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2017 | 19:00

Penallti, i kuq dhe polemika, në Shkodër ndodh gjithçka (VIDEO)

Vllaznia dhe Teuta u ndanë në një barazim 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Kategorisë Superiore. Takimi i zhvilluar në “Loro Boriçi” prodhoi pak në aspektin e spektaklit të lojës, por prodhoi shumë episode për t’u përmendur.

vllaznia teuta

Në minutën e 6 Bakaj humbi një penallti për shkodranët, ndërsa në minutën e 56 Progni la Teutën me 10 lojtarë pas 2 kartonave të verdhë brenda 5 minutash, njërin për vonesë loje dhe tjetrin për simulim.

Ndërkohë polemikat shpërthyen në fund të takimit. Hebaj shënoi gol në minutën e 82-të, por futbollistët e Teutës protestuan te arbitri për një prekje të topit me dorë nga ana e Hajdarit gjatë aksionit. Pas 3 minutash, gjyqtari e anuloi golin, çka shkaktoi protesta nga ana e futbollistëve të Vllaznisë.

Komenti minutë pas minute

90+7′ Përfundon ndeshja.

90+5′ Vllaznia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Tafili, në fushë Cicmil.

90+3′ Teuta kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Sykaj, në fushë Shkalla.

90+2′ Hebaj godet shtyllën pas një goditjeje me kokë.

88′ Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë.

87′ Zv. trajneri i Teutës, Klodian Dervishi, ndëshkohet me karton të kuq për protesta dhe largohet nga pankina.

86′ Hajdari ndëshkohet me karton të verdhë për prekjen e topit me dorë.

goli i anuluar arbitri vllaznia teuta

85′ Pas disa minutash rrëmuje me protestën e durrsakëve, arbitri anulon golin. Tani është radha e shkodranëve të protestojnë.

82′ Vllaznia kalon në avantazh me anë të Hebajt. Shtubina kroson nga e djathta dhe futbollisti i futur në fushë si zëvendësues godet saktë topin duke e ndalur në rrjetë. Protestojnë futbollistët e Teutës duke pretenduar për një prekje të topit me dorë gjatë aksionit nga ana e Hajdarit.

77′ Tafili ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Teuta kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Çmajçanin, në fushë Çyrbja.

74′ Çmajçanin ndëshkohet me karton të verdhë.

70′ Vllaznia kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Krymi, në fushë Hajdari.

67′ Bakaj futet në zonë dhe tenton me një goditje të fortë të rrezikshme, por topi del jashtë.

59′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Kalaja, në fushë Hebaj.

58′ Teuta kryen zëvendësimin e parë. Largohet Ribaj, në fushë Magani.

56′ Progni ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për simulim duke e lënë Teutën me 10 lojtarë.

51′ Progni ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.

46′ Fillon pjesa e dytë. Vllaznia luan topin e parë.

45′ Përfundon pjesa e parë.

42′ Shtubina tenton me një roveshatë brenda zonës, por goditja është e lehtë dhe topi kontrollohet nga Moçka.

31′ Bardulla ndëshkohet me karton të verdhë.

30′ Ribaj futet në zonë dhe tenton me një goditje drejt portës, por topi kontrollohet nga portieri Selimaj.

28′ Kalaja futet në zonë dhe tenton me një goditje drejt portës, por topi shkon jashtë.

17′ Kalojnë në qetësi këto minuta teksa mungojnë rastet e pastra për gol.

bakaj

6′ Bakaj ekzekuton penalltinë por topi i goditur prej tij ndalet në shtyllë. Sulmuesi godet sërish topin e kthyer në këmbët e tij, por arbitri ndal lojën për pozicion jashtë loje.

5′ Ribaj prek topin me dorë në zonë dhe arbitri akordon penallti për Vllazninë.

1’ Fillon ndeshja. Teuta luan topin e parë.

VLLAZNIA – TEUTA 0-0

Vllaznia: Selimaj, Gurishta, Vrapi, Pjeshka, Gocaj, Krymi (Hajdari 70′), Bardulla, Tafili (Cicmil 90+5′), Shtubina, Kalaja (Hebaj 59′), Bakaj
Trajner: Armando Cungu

Teuta: Moçka, Beqja, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Sykaj (Shkalla 90+3′), Dita, Çmajçanin (Çyrbja 74′), Progni, Musta, Ribaj (Magani 58′)
Trajner: Gugash Magani

KV: Bardulla 31′, Tafili 77′, Hajdari 86′, Bakaj 88′ / Progni 51′, Çmajçanin 74′

KK: Progni 56′

Gjyqtar: Olsi Sokoli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"