Partizani bën poker, Brian’s ndal Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2013 | 12:53

Partizani bën poker, Brian’s ndal Tiranën

Janë luajtur dje ndesh jet e javës së shtatë të Kategorisë së Tretë. Me takimet e djeshme u mbyll faza e parë e kampionatit, ndërsa e dyta do të nisë më 24 prill. Tirana B në Grupin A dhe Shënkolli në Grupin B janë dy ekipet kryesuese. Në sfidat e djeshme ra në sy barazimi i bardhebluve, fitorja e Partizanit B dhe golat e shumtë që u shënuan në takimet e tjera.
Grupi A Sfida e parë e këtij grupi ndërmjet Orikumit dhe Shkëndijës së Durrësit nuk u zhvillua pasi durrsakët nuk u paraqitën. Gjyqtarët e takimit kanë vepruar në bazë të rregullores duke e pritur Shkëndijën për 45 minuta, por miqtë nga Durrësi nuk u paraqit dhe në këtë mënyrë takimi nuk u zhvillua. Sfida më e bukur e ditës ka qenë ajo ndërmjet Biran’s dhe Tirana B që përfundoi në barazim 2- 2. Një ndeshje që ka pasur një nivel mbi mesataren, ku lojtarët e të dyja skuadrave kanë treguar klas të lartë. Të parët që shënojnë janë lezhjanët me anë të Ujkës. Megjithatë, tiranasit barazojnë pas dy minutash me anë të Çangut. Në minutën e 29-të është portieri Andi Topi që del jashtë 16-shes, duke prekur topin me dorë, gjyqtari akordon faull dhe e ndëshkon gardianin me karton të kuq. Nga epërsia numerike ka përfituar Brian’s, që kalon në avantazh me Ivanaj. Megjithatë, Tirana barazon në minutën e 76-të me anë të kapitenit Sula.
Grupi B Në ndeshjen Shënkolli-IDS Tirana pritej një fitore e lehtë e lezhjanëve, por nuk ka ndodhur kështu gjatë zhvillimit të ndeshjes. Ka qenë një pjesë e parë e zotëruar nga ana e IDS-së, të cilët përveç presionit të shkaktuar, kanë regjistruar edhe disa raste të pastra shënimi, por sulmuesit amatorë të saj nuk dinë të shënojnë. Edhe pse shënkollasit kanë shënuar të parin gol, kjo ka qenë aksidentale, pasi në të vetmin aksion të tyre në portën e Intercom Data Service (IDS), krosi i dhënë nga Emirjan Mirdita në drejtim të portës ka shkuar direkt në rrjetë. Megjithatë, IDS barazon në minutën e 37-të. Pjesa e dytë ka nisur me gol për amatorët nga Tirana. Është Gjergji Rebi që jep një asist për Pysqylin që realizon. Pas këtij momenti, Shënkolli bëhet më kërkues. Fillimisht barazon rezultatin duke përfituar nga një gafë e portierit të IDS dhe më pas realizon tre gola me Mirditën. Në sfidën tjetër, Shkodra ka shkatërruar 6-0 skuadrën e Shkëndijës së Tiranës. Shkodranët e kanë mundur ekipin e mjeshtërisë “Loro Boriçi” në 25 minuta, duke shënuar plot katër gola me anë të Lekajt, dopietën e Gurit dhe Gorajt. Në pjesën e dytë, Shkodra realizon edhe dy gola të tjerë. Në sfidën e tretë të grupit, Partizani B ka shpartalluar Internacionalen që në pjesën e parë, duke shënuar katër gola. Kjo ka ardhur edhe nga loja mjaft e bukur e të kuqve, të cilët kanë dhuruar spektakël si në organizimin e aksioneve sulmuese, po ashtu edhe në atë të realizimit të golave. Veçohet eurogoli i Limanit, që shënoi që në minutën e 2-të pas goditjes direkt nga këndi.

Gjolaj tregon tmerrin: Më shpëtoi Zoti!
David Gjolaj, futbollist i Shkodrës që një javë më parë ka parë vdekjen me sy kur në një dyluftim në ajër me një futbollist të Partizanit ra pa ndjenja dhe solli ankth te të gjithë të pranishmit, pasi i kaloi gjuha, tashmë e ka kaluar atë moment dhe është pranë skuadrës. “Falënderoj Zotin dhe mjekun Riza Gapi për ndihmesën e menjëhershme që më dha, duke më rikthyer në jetë pas atij tmerri që përjetova. Falënderoj gjithashtu edhe FSHF-në dhe organizatorët e kësaj kategorie për masat e marra si në drejtim të organizimit, ashtu edhe në këto masa ndihmëse të mjekut dhe ambulancës. Për sa i përket skuadrës, dëshiroj të ngjitemi një kategori më lart”, thotë Gjolaj.
ABDULLA DUSHKU

BRIAN’S-TIRANA B 2-2
GOLAT: Ujka 23′, Ivanaj 45’/ Çangu 25′, Sula 76′
Brian’s: Lleshi, Ujka, Shyti, Locaj, Nikollaj (Gjergji 59′), Sokoli (Perlika 83′), Lini, Mazia, Halili (Reçi 88′), Haxhia, Ivanaj. Trajner: Gj.Filipi
TIRANA B: Topi, Sula, Guci, Roshi, Tare, Fuçia, Jaupllari (Çela 29′), Taku (Muça 56′), Nela, Çangu (Cenaj 56′), Greca. Trajner: A.Mema
KARTONË TË VERDHË: Nela 68’/ Shyti 39′, Locaj 66′
KARTON I KUQ: Topi 29′
GJYQTARË: O.Ferati, E.Hatija, Q.Shehaj (Patos)
DELEGAT: Donald Këlliçi

SHËNKOLLI-IDS TIRANA 5-2
GOLAT: E.Mirdita 30′, 57′, 72′, Deda 55′, Keçira 90’/ Molla 37′, Pysqyli 48′
SHËNKOLLI: Sumaj, Djala, Zefi, Mashi, Muka (Nikolla 90′), Mica, Marku, F.Mirdita (Stojani 46′), Deda, Keçira, E.Mirdita. Trajner: A.Bruka
IDS TIRANA: Fezga, Nuja, Molla, Hysko, Beno, Meta, Ruçi, Shehaj (Rose 72′), Basha (J.Rebi 72′), Gj.Rebi, Pysqyli (Marku 66′). Trajner: A.Vangjeli
KARTONË TË VERDHË: Ruçi 31′, Mashi 52′
GJYQTARË: A.Stolaj, L.Haxhija, J.Gjata (Tiranë)
DELEGAT: Elvis Muça

SHKODRA-SHKËNDIJA T. 6-0
GOLAT: Lekaj 15′, Guri 17′, 40′, Goraj 20′, 57′, Shuaipi 60′
Shkodra: Taipi (Jubani 70′), Lleshi, Mehja, Pelinku, Lekaj, Goraj, Mjekaj (Neli 68′), Hysaj, Kasemi (Matija 57′), Dritarja, Guri. Trajner: Z.Lumani
SHKËNDIJA T.: Biduli, Hajdari, Baruti (Marku 46′), Perlesi, Xhakollari, Shkreta, Milla, Ndoi (Peshku 46′), Hoxha (Rizai 46′), Shuaipi, Tuci. Trajner: G.Mahmutaj
KARTON I VERDHË: Hysaj 38′
GJYQTARË: E.Zhuli, K.Kotis, M.Shabanaj (Tiranë)
DELEGAT: Sulejman Demollari

INTERNACIONALE-PARTIZANI B 2-4
GOLAT: Marku 40′, Koçi 80′(p)/ Limani 2′, Mata 17′, Demiri 33′, Brahimi 35′
INTERNACIONALE: Totoshi, Koçi, Kuqo, Balla, Nikolla, Xhafa (Emiri 65′), Vllacaj, Menaj, Marku (Kadriu 46′), Çerpja, Korkuti (Nallbani 46′). Trajner: A.Çerpja
PARTIZANI B: Myrtaj, Cani, Rrapo, Hasani, Brahimi, Xhaçi, Hidri, Xhafa, Limani (Bliu 70′), Demiri (Bregaj 47′), Mata. Trajner: M.Pelinxhi
KARTONË TË VERDHË: Hasani 32′, Xhafa 52′, Mata 53′, Rrapo 83′, Hidri 89’/ Çerpja 67′
GJYQTARË: L.Ziu, E.Morina, A.Zhava (Tiranë)
DELEGAT: Elvis Muça

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"