Amir Rrahmani është duke kaluar një moment fantastik në Kroaci me ekipin e tij RNK Split. Ish mbrojtësi i Partizanit, shënoi gol në humbjen ndaj Rijekës dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë çka i mundësoi një vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat.
