Palmer synon “Këpucën e Artë”, por s’fiton asnjë qindarkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 18:45

Palmer synon “Këpucën e Artë”, por s’fiton asnjë qindarkë

Kol Palmer nuk po fiton asnjë qindarkë shtesë nga bonuset e golave në kontratën e tij. Nënshkrimi veror i Çelsit prej 42.5 milionë paundësh ka shënuar 20 gola në Premier Ligë këtë sezon, po aq sa ish-bashkëlojtari i Mançester Sitit, Erling Haland, në garën për “Këpucën e Artë”.

palmer

Megjithatë, 21-vjeçari, nuk u shqetësua për të këmbëngulur për një bonus goli kur nënshkroi kontratën e tij shtatëvjeçare me blutë prej 80,000 paundësh në javë shtatorin e kaluar. Dhe ai tani duhet të fajësojë veten që nuk ka përfshirë një klauzolë golash në kontratën e tij në “Stamford Bridge”, e cila do ta kishte shpërblyer këtë sezon. Ai hyri në dy klube ekskluzive në Premier Ligë, pas 4 golave që shënoi në fitoren 6-0 kundër Evertonit të hënën. Ishte hera e 40-të që një lojtar shënon katër herë në një ndeshje të Premier Ligës.

Ky është gjithashtu numri i parë i katër golave në një ndeshje për një lojtar të Premier Ligës që kur Kevin de Bryjne arriti të shënonte “poker” në suksesin kundër Uolvesit në maj 2022. Ai u bë gjithashtu lojtari i 36-të i cili shënon një tripletë perfekte në Premier Ligë, me këmbën e djathtë, me këmbën e majtë dhe me kokë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"