Hafizi i kujton Dukës shkarkimin e Demollarit, por hap “dosjen e mëkatit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 16:00

Hafizi i kujton Dukës shkarkimin e Demollarit, por hap “dosjen e mëkatit”

GËZIM SINEMATI

sinematiii

Mallkuar qoftë kjo intervistë! Disa ditë më parë, ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, i ka kujtuar presidentit Duka se kur trajner i Kombëtares ishte Demollari, shkarkimi u bë sa hap e mbyll sytë, kurse me Panuçin pse u dashka kjo bujari e tepruar?! Përse meriton mallkim kjo intervistë, apo më troç… kjo frazë e ish-trajnerit. Shumë mund ta kenë harruar, por Demollari, ai që konsiderohej si poeti më i madh i futbollit, u bë viktima e parë e një presidenti që nuk do të ndalej, madje do të frymëzonte sagën e shkarkimeve.

Pyetja që bën Hafizi është teknike në pamje të parë, por duket si bilardo, sepse po të zhytesh në thellësi bëhet tejet morale. Kur Demollarin e shkarkuan pas humbjes “historike” me Andorrën, disa nga futbollistët e Kombëtares patën dorëzuar armët gjatë 90 minutave në mënyrën më flagrante, aq të dyshimtë, sa kulmi arriti te një penallti që u shpall preludi i tradhtisë.

Demollari

Një tradhti që kishte marrë bekimin nga presidentinxënës, i cili pa vënë akoma këmbën e mbarë në “shkollë”, preu kokën e parë… Por më e bukura është se vetë Demollari, viktima me të cilin nisi loja e shkarkimeve në stolin kuqezi, ia ka ndaluar vetes shansin të kujtojë puçin e Andorrës. Ai driblon të kaluarën për bukuri, duke dëshmuar se ka talent për të heshtur, si dikur me topin, madje kur e pyesin për Kombëtaren, ka gati një frazë të spërkatur me sheqer: “Kombëtarja është e të gjithëve”. I heqim kapelën Demollarit futbollist dhe filmi i tij me topin mbetet në zemër, por kur flet si trajner i shkarkuar, nuk ka lidhje me atë që kemi shijuar në fushë…

Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama Sport. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"