“Objektivi ynë është Final 4”, Brdariç pas triumfit me Egnatian: Është faji i tyre që morën kartonin e kuq, një gabim të kushton ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 17:35

“Objektivi ynë është Final 4”, Brdariç pas triumfit me Egnatian: Është faji i tyre që morën kartonin e kuq, një gabim të kushton ndeshjen

Vllaznia fitoi kundër Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i shkodranëve Tomas Brdariç doli në një intervistë ku u shpreh tepër i lumtur për këtë rezultat dhe me fitoren në debutimin e tij pas rikthimit te kuqeblutë:

bandicam 2024-04-28 17-21-37-845

“Si fillim duhet t’i them faleminderit klubit, tifozëve, dhe stafit për të gjithë suportin. Trajneri i shkuar ka bërë një punë të mirë, por kjo është jeta në futboll, ndonjëherë të vret ndonjëherë të gëzon. Duhet ta hiqnim fatin e keq që kishim në këtë stadium. Duhet të prekim “Final 4” që është edhe objektivi jonë. Duhet të fitonim sot që të arrinim afër këtij objektivi. Jam shumë i lumtur me lojtarët, me atë që dhanë në fushë.

Ekipi nuk ka shumë besim, por gjithashtu nga ndeshjet e kaluara, fizikisht duhet të jenë në nivel maksimal. Nuk ka rëndësi me sa lojtarë ka luajtur Egnatia sot. Kjo është një detyrë për javët në vazhdim, për të luajtur 90 minuta në atë mënyrë se si e fillojmë lojën. Luajtëm mirë për shkak edhe se Egnatia luajti me një lojtar më pak. Por ishte faji i tyre. Një gabim i vogël edhe të kushton ndeshjen.

Duhet pak kohë që të implementojë idetë. Kishim 1 ditë e gjysmë për të përgatitur ekipin. Taktikisht nuk kishim shumë kohë, por punuam dhe besuam. Sot jam shumë i lumtur me rezultatin por prap duhet shumë punë që të jemi kompetitiv me ekipet e tjera. Këtë fitore ia dedikoj të gjithëve.

Deri në momentin që la ekipin trajneri Osmani, bëri një punë shumë të mirë. Njeri shumë i qetë dhe me njohuri. Ia di dhimbjen sepse edhe un 2 vite më përpara isha në këtë pozitë.

Është shumë herët që të flasim për titullin. Duhet ta shijojmë këtë fitore. Nga nesër mund ta gjejë përgjigjen”,- tha Brdariç për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"