“Nuk do të shkoj tek PSG-ja”, Dembele: Interi e meritoi finalen e Championsit, Vinicius dhe Leao…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2023 | 18:42

“Nuk do të shkoj tek PSG-ja”, Dembele: Interi e meritoi finalen e Championsit, Vinicius dhe Leao…

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele , ka dhënë një intervistë të gjatë për “MARCA” . Ai u ndal tek La Liga, tek Interi si dhe foli për Viniciusin dhe Leaon.

DEMBELE

“Ishte një sezon i mirë, ne fituam kampionatin dhe është lumturi të triumfonim pas 3 vitesh. Ne i dhamë tifozëve gëzim të madh”.

Cilat janë ambiciet tuaja tani?

“Ne duam të fitojmë përsëri Ligën e Kampioneve, nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë këtë për shumë vite. Në dy sezonet e fundit kemi vuajtur nga lëndimet dhe kanë ndikuar edhe disa arbitrazhe. Liga e Kampioneve është kështu, duhet të jesh gjithmonë i fokusuar sepse nëse gabon del jashtë”.

Rivalët tuaj në grup, Interi arriti në finale..

“Ata janë një ekip i mirë që vendos shumë intensitet në ndeshjet e tyre dhe mund të mbështetet në lojtarë të mirë. Askush nuk shkon rastësisht në finalen e Ligës së Kampioneve.”

E gjetët lumturinë në Barcelonë?

“Ka konkurrencë të mirë nga sulmuesit e tjerë, kjo na ndihmon të rritemi dhe atmosfera e mirë në dhomën e zhveshjes është çelësi për të qenë në gjendje të fitojmë tituj.

Levandovski? Një lojtar i madh, ne e dinim tashmë që në kohën kur luante për Bajernin. Unë kam një marrëdhënie të mirë me të, brenda dhe jashtë fushës, ai është një lojtar fenomenal dhe njeri i mirë”.

Ksavi thotë se ju jeni anësori më i mirë në botë…

“Eh… nuk e di, mundohem ta ndihmoj skuadrën me gola dhe asistime, por nuk mund të them që jam më i miri në botë, ka lojtarë të tjerë që janë vërtet të mirë si Vinicius apo Leao… Por më pëlqen shumë të kem besimin e trajnerit. Ai i ka ndihmuar të gjithë të heqin presionin pas tre viteve të fundit të vështira”.

Po negocioni për rinovimin?

“Barcelona dëshiron që unë të qëndroj deri në vitin 2027, agjenti im do të flasë me ta. Jam shumë i lumtur që luaj për Barcelonën dhe jetoj në këtë qytet. Do të shohim…”.

Po thashethemet për PSG-në?

“Nuk e di pse flasin kaq shumë për këtë, ndoshta sepse unë jam francez… Por nuk ka pasur dhe nuk ka asgjë me PSG-në”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"