Nuk dëshiron të luajë kundër Tiranës, Bakaj e mbyll me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2017 | 16:15

Nuk dëshiron të luajë kundër Tiranës, Bakaj e mbyll me Vllazninë

Përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme eksperienca e Elis Bakajt te Vllaznia. Klubi shkodran ka konfirmuar sot lajmin e publikuar nga “Panorama Sport” se futbollisti nuk dëshironte të luante kundër Tiranës duke rrezikuar të rrëzonte këtë të fundit nga kategoria.

Bakaj Vllaznia

Ndaj është marrë vendimi bashkërisht që Bakaj të mos i bashkohej skuadrës as në grumbullimin që ekipi i drejtuare nga Cungu ka nisur në Ulqin. Drejtuesit e klubit shkodran kanë konfirmuar sot për “Panorama Sport” se ky vendim i jep fund edhe bashkëpunimit me Bakajn, kontrata e të cilit në fakt mbyllej në fund të muajit.

Bakaj ka luajtur 13 ndeshje në kampionat me Vllazninë në këtë sezon, duke shënuar 6 gola me kuqeblutë. Por mungesa e tij pikërisht në ndeshjen që mund të jetë më e rëndësishmja në të gjithë sezonin, thuajse zhvlerëson kontributin e tij për ekipin shkodran dhe mbyll në mënyrë shumë të shëmtuar këtë eksperiencë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"