Ngo rikthehet me gol te Tirana, bardheblutë fitojnë në miqësore përballë Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 22:28

Ngo rikthehet me gol te Tirana, bardheblutë fitojnë në miqësore përballë Korabit

Teksa skuadrat e kampionatit shqiptar janë pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, midis skudrave të Superligës dhe Kategorisë së Parë janë zhvilluar miqësore. Ditën e sotme skuadra e Tiranës zhvilloi një ndeshje përballë skuadrës së Korabit të cilën djemtë e Memës e fituan me rezultatin 3 me 1.

IMG_0013-1

Për bardheblutë shënuan Sentamu dhe Ngo, ndërsa goli tjetër ishte një autogol nga vetë dibranët. Pas shumë kritikave për mungesën e golit, lajmi i mirë është që ai tashmë është rikthyer te goli pavarëisht se është një ndeshje miqësore.

IMG_0009-1

IMG_0032-1021x580

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"