Nga Progni te Da Silva, Valbona përforcohet në merkato me 9 afrime të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 18:00

Nga Progni te Da Silva, Valbona përforcohet në merkato me 9 afrime të reja

XValbona e ka marrë seriozisht merkaton e verës dhe këtë sezon, synon ngjitjen. Presidenca e klubit nga Tropoja, do të konkurrojë këtë sezon në Kategorinë e Dytë, duke shpresuar që të ngjitet në të parën dhe për këtë, janë bërë 9 afrime mjaft cilësore.

valbonaa

Emra që kanë spikatur në futbollin shqiptar, tashmë do të jenë pjesë e Valbonës në të Dytën dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një komunikate, ku janë prezantuar të gjitha afrimet e reja.

Duke nisur nga Progni që ka spikatur me Kukësin e Skënderbeun, te Diogo Da Silva i Dinamos, Kadri Birja, Lamçe, Joti apo edhe Levendi tashmë do të jenë pjesë e Valbonës.

Lista me zyrtarizimet:

1- Gerhard Progni 36 Vjeçari Tropojan vjen nga Ekipi i Llapit.

2- Diogo Da Silva – 28 Vjeçari Brazilian vjen pas nje aventure tek Drenica

3- Kadri Birja -Portieri 33 vjecare vjen nga ekipi i Burrelit

4- Elvis Kovaçi- Sulmuesi vjen nga Erzeni.

5- Mateus Levendi -Sopoti

6- Franki Lamçe-Mbrojtes -Tomorri

7- Klevis Lushaku-Mbrojtes

8- Kristi Joti- Sulmues

9- Erdi Asllani- Mesfushor

VALBONA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"