Nga futbolli në boks, Uejn Runi drejt ringut/ Ish-sulmuesi po negocion nisjen e një karriere të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 23:26

Nga futbolli në boks, Uejn Runi drejt ringut/ Ish-sulmuesi po negocion nisjen e një karriere të re

Uejn Runi është në bisedime për një ndeshje të bujshme boksi dhe deri tani ka shumë kundërshtarë të mundshëm për debutimin e ikonës së futbollit në këtë sport. Legjenda e Mançester Junajtidit ka zhvilluar bisedime paraprake me kompaninë e promovimit të boksit “Misfits” dhe shumë shpejt mund të kemi debutimin e golashënuesit më të mirë të “djajve të kuq” në ring.

wayne-rooney_fb_3233013b

Sipas “Mirror”, marrëveshja që ishsulmuesi të dalë në ring ende nuk është arritur, pavarësisht se bisedimet kanë filluar disa javë më parë. Runi, ka qenë pjesë e një klubi amator boksi kur ishte fëmijë, por më pas ndoqi një tjetër ëndërr, atë të futbollit ku nisi gjithçka për ngjyrat e Evertonit. Promotori i boksit, Edi Hërn, beson se 38-vjeçari mund të ketë një karrierë të jashtëzakonshme, të paktën me ndeshje “miqësore”, në sportin burrëror.

“The Sun” ka nxjerrë një listë me 7 kandidatë të mundshëm për Runin në boks. Kështu, një kundërshtar i mundshëm do të ishte një personazh i njohur në “You Tube”, i kthyer në boksier, Xhejk Pol. Hërn zbuloi gjithashtu se Runi i kishte kërkuar atij një ndeshje më parë, por se ai e bënte një kërkesë të tillë gjithnjë kur ishte i dehur dhe për këtë arsye ai nuk i kushtonte shumë rëndësi.

wayne-rooney_3233054b

Megjithatë, këtë herë duket se historia është ndryshe dhe mund të kemi një duel mes tij dhe Pol. Një ndeshje e mundshme mund të zhvillohet në stadiumin legjendar “Old Trafford”, e cila ishte shtëpia e Uejn Runi gjatë karrierës së tij të lavdishme me Mançester Junajtid.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"