Ndryshimi i strukturës/ Probleme te moshat, FSHF zvarrit kampionatin U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 10:36

Ndryshimi i strukturës/ Probleme te moshat, FSHF zvarrit kampionatin U-19

Kampionati i moshave të futbollit vazhdon të mbetet një problematikë më vete në Shqipëri.

Çast nga ndeshja Partizani-Elbasani 2-0 për U-19

Përveçse ndryshuan strukturën vetëm një muaj para, ende nuk ka një datë se kur do të fillojë kampionati, pasi ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon futbollistik është shtyrë.

Ndërkohë, nuk ka asnjë njoftim se cilat ekipe do të garojnë në Kategorinë e Parë për çdo grupmoshë.

Federata Shqiptare e Futbollit, me një vendim vetëm një muaj përpara, miratoi ndryshimin e strukturës së kampionateve të moshave, duke lënë jashtë Kategorisë Superiore për moshën U-19 dhe U-17, shumë klube të njohura apo edhe akademi futbolli që me meritë u takonte që të garonin në këtë nivel.

Problemi tjetër që shqetëson është precedenti që po vendoset me këto ndryshime të befasishme, pasi këtu është shkelur edhe rregullorja duke qenë se për ndryshime të tilla duhet minimalisht një sezon përpara.

Kështu, nuk mund të çuditemi nëse ndodhin ndryshime të këtij lloji edhe në futbollin e të rriturve.

AKADEMITË, DREJT GJYQIT – Vendimi i fundit i FSHF-së, me një përzgjedhje të bazuar askund, la jashtë futbollit profesionist shumë akademi. Ekipet e tyre U-19 deri në U-13 kanë kaluar nga Kategoria Superiore dhe ajo e Parë te futbolli amator.

Në prononcimet për mediat, drejtuesit e akademive apo të klubeve janë shprehur se nuk e kuptojnë arsyen e këtij ndryshimi dhe nuk kanë marrë asnjë shpjegim nga FSHF-ja se ku bazohet që bën një ndryshim të tillë.

Dikush prej tyre e cilëson edhe si një hakmarrje për zgjedhjet që u mbajtën këtë vit për kreun e FSHF-së. Gjithsesi, mësohet se disa prej këtyre akademive po përgatiten për t’iu drejtuar gjykatës.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Ndryshimet e FSHF-së/ Kaosi me kampionatet e moshave, akademitë bëhen gati për gjyq

Skandali te moshat, si FSHF-ja ndryshoi kampionatet (TABELA E PLOTË)

FSHF nuk pyet për protestën e klubeve dhe akademive, publikohet kalendari i kampionateve të moshave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"