FSHF nuk pyet për protestën e klubeve dhe akademive, publikohet kalendari i kampionateve të moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2022 | 14:09

FSHF nuk pyet për protestën e klubeve dhe akademive, publikohet kalendari i kampionateve të moshave

FSHF ka publikuar ditën e sotme kalendaret e kampionateve të moshave për sezonin e ri futbollistik 2022/2023.

shorti_moshat_2022_2023_koci_shera

Ndonëse shumë klube dhe akademi kanë ngritur zërin duke protestuar për skemën e re për kampionatet e moshave, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar dhe kalendarin për edicionin e ri që pritet të startojë.

FSHF-ja ka menduar të ndryshojë strukturën e kampionateve të moshave për sezonin e ri, duke përzgjedhur ato klube që sipas tyre plotësojnë kriteret, ndërsa kanë lënë jashtë shumë klube dhe akademi të tjera që me meritë sportive u takojnë që të marrin pjesë.

NJOFTIMI I PLOTË I FSHF-së –

“Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit të kategorive “Abissnet Superiore” për grup-moshat U-19, U-17, U-15, U-14 dhe U-13.

Shorti u drejtua nga specialistët e garave, Neritan Koçi e Erald Shera, ndërsa të pranishëm në këtë ishin përfaqësues të disa klubeve, të cilët u njohën me datat dhe kundërshtarët respektivë për çdo javë të këtij sezoni.

Këtë sezon të pesta këto kampionate përbëhen nga 10 skuadra me sezonin që do të ketë 18 javë të ndara në dy faza. Kampionati Abissnet Superiore U-19” do të fillojë në datë 04.09.2022 dhe të mbarojë në datën 13.05.2023 me javën e fundit.

Kampionati “Abissnet Superiore U-17” do të fillojë në datën 17.09.2022 dhe të mbarojë në datën 14.05.2023.

Kampionatet Abissnet Superiore U-15 dhe U-14 do të fillojnë në datën 17.09.2022 dhe do të mbarojnë në datë 07.05.2023, ndërsa Abissnet Superiore U-13 Superiore do të fillojë po në datën 17.09.2022 dhe do të mbyllet në datën 06.05.2023.

Ndërkaq, në ditët në vazhdim do të hidhen shortet edhe për kampionatet e moshave të Kategorisë së Parë edhe për kampionatin kombëtar të moshës U-21.

Më poshtë, edhe kalendarët e sezonit për të pesë kampionatet kombëtare të gjithë grup-moshave:

Kalendari i Abissnet Superiore U-19 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-17 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-15 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-14 2022-2023

Kalendari i Abissnet Superiore U-13 2022-2023 ”

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Skandali te moshat, si FSHF-ja ndryshoi kampionatet (TABELA E PLOTË)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"