Moviola/ Gol i dyshimtë në Laç, arbitri ndryshoi vendim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2023 | 21:07

Moviola/ Gol i dyshimtë në Laç, arbitri ndryshoi vendim

Laçi-Kukësi u gjykua nga Dorian Maletaj si kryesor, ndërsa në sistemin VAR ishin dy arbitra me stemën e FIFA-s si Eldorian Hamiti dhe Ilir Tartaraj.

bandicam 2023-12-23 15-11-19-959

Rasti më i diskutueshëm ishte goli i barazimit të Laçit, me kryesorin Maletaj që fillimisht e anuloi, e më pas kthehu vendimin që mori vetë në fushë, pasi u sinjalizua nga sistemi VAR.

42’ Melo kroson një top në zonë dhe pretendon për prekje me dorë të Fejzajt. Vijon aksioni dhe më pas rrëzohet Sobouale në dyluftim me Muratin.

Arbitri kryesor akordon goditje nga këndi. Komunikon në kufje me VAR-in dhe duket i drejtë vendimi për të vijuar lojën, pasi pamjet tregojnë se nuk kemi të bëjmë me raste në ekstremin e penalltisë.

81’ Krosim në zonë nga Kurti, Melo godet me kthesë dhe topi prej sthyllën, e më pas shkon në këmbët e Sobouale, që shënon për Laçin. Arbitri ndal lojën, sepse sheh më parë një faull të Melos me takën e ngritur ndaj Lalës.

Gjithsesi, Maletaj shkon të verifikojë aksionin në VAR dhe ndryshon mendim, duke e akorduar gol. Një moment i dyshimtë në fakt, në një kohë mbrojtësi i Kukësit fashohet ne kokë, pasi gjakoset. Vetë kryesori ishte afër aksionit dhe nuk iu përmbajt asaj që akordoi në fillim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"