Moviola e Inter-Juventus/ “OK” penalltia e bardhezinjve, Inzagi e meritoi kartonin e kuq (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 12:37

Moviola e Inter-Juventus/ “OK” penalltia e bardhezinjve, Inzagi e meritoi kartonin e kuq (VIDEO)

Vetëm një moment vendimtar në Inter-Juventus. Minuta e 87-të në vijën e zonës së rreptësisë zikaltër, ka një situatë të dyshimtë pasi Dumfris godet Aleks Sandron.

PE

Në pamje të parë duket gjithçka normale, por ndërhyn VAR-i që i kërkon kryesorit Mariani të konsultojë pamjet. Nga to duket qartë se holandezi i Interit godet mbrojtësin juventin mbi vijën kufizuese të 16 metrave.

Rregullorja flet qartë: Vija është pjesë e zonës dhe për arbitrin është penallti e cila transformohet në gol nga Dibala. Ndërkohë, Simone Inzagi përjashtohet me karton të kuq pasi hodhi një jelek në fushë në shenjë proteste për penalltinë e dhënë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"