Moviola e Dinamo-Teuta/ Hamiti fal një të kuq, ja pse u përsërit penalltia (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 10:02

Moviola e Dinamo-Teuta/ Hamiti fal një të kuq, ja pse u përsërit penalltia (VIDEO)

Ndeshja e gjykuar nga kryesori Eldorjan Hamiti pati disa momente të diskutueshme. Episodi kryesor ishte rasti i penalltisë në favor të Teutës. Mungon një karton i kuq për Jazxhi.bgvjgh

2’ Teuta shënon me Poposhin, që gjuan saktë përballë Salit, por ka pozicion jashtë loje. Vendim i drejtë, pasi pamjet tregojnë se lojtari i Teutës është më i avancuar. (VIDEO)

33’-37’ Penallti për Teutën. Daja merr topin nga e majta dhe hyn në zonë, ka një kontakt me Smaçin, që tregohet i disi i pakujdesshëm. Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë, pavarësisht protestave të bluve për intensitetin e ndërhyrjes dhe pretendimeve të tyre për një faull ndaj Markut më parë. Gjuan Peposhi, grushton Sali e më pas Lloci me kokë shënon. Ka protesta nga lojtarët e Dinamos për pozicion jashtë loje, Hamiti konsultohet me VAR-in dhe vendos të përsërisë penalltinë, sepse kishte lojtarë në zonë para gjuajtjes dhe Sali kishte lëvizur nga vendi. Peposhi gjuan sërish nga pika e bardhë dhe sërish pret Sali. (VIDEO) (VIDEO)  (VIDEO)

75’ Denison niset drejt zonës, Jazxhi në dyluftim e sipër i jep një të shtyrë. Hamiti vazhdon lojën, ndërsa blutë kërkojnë faull dhe ndëshkim të kundërshtarit. Gabon Hamiti, pamjet tregojnë shtyrjen e Jazxhi dhe minimalisht është karton i verdhë, që do të thotë se Jazxhi duhej të linte fushën, pasi ishte ndëshkuar më parë me karton të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"