Mikel Canka i vendos ultimatum Lushnjës: Pres edhe 3 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 12:19

Mikel Canka i vendos ultimatum Lushnjës: Pres edhe 3 ditë

Prej tri ditësh, sulmuesi i lushnjarëve, Mikel Canka, nuk ka dalë në stërvitje me verdhejeshilët. Golashënuesi më i mirë, në tre nga katër sezonet e fundit, ka rënë në sy me mungesën e tij në “Roza Haxhiu”. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, sulmuesi 30-vjeçar ka zbardhur edhe arsyen përse ka marrë këtë vendim, për të mos u vënë nën urdhrat e trajnerit Bano.

Canka-Sefa Lushnja

“Arsyeja që nuk kam dalë këto ditë në stërvitje është akordi financiar. Ajo që kërkoj unë është që të biem dakord për sa i përket situatës financiare. Nuk mund ta lë më pas dore dhe jam duke pritur përgjigje deri në fund të javës. Dëshira ime është që të gjejmë zgjidhje dhe të mbetem në Lushnjë. Në rast të kundërt, do të mendoj largimin”, është shprehur sulmuesi Canka. Futbollisti 30-vjeçar, veç Lushnjës, ka luajtur edhe me Egnatian, Apoloninë dhe Luftëtarin.

EKIPI

Te Lushnja vijojnë të hidhen firmat për sezonin e ri. Firma surprizë për tifozët e Lushnjës ka qenë ajo e sulmuesit 27-vjeçar, Brunild Pepa. Sulmuesi ka firmosur duke zyrtarizuar rikthimin në stadiumin “Roza Haxhiu” pas shtatë vitesh. Ndërkohë, futbollistët lushnjarë vijojnë të rinovojnë me klubin e tyre.

lushnja

Një firmë tjetër ka qenë ajo e futbollistit të linjës së majtë, Ledion Ruço. Mëngjarashi, i cili në fund të javës do të mbushë 26 vjeç, ka rinovuar kontratën. Ka rinovuar gjithashtu edhe fieraku Arbër Mone. Por, një tjetër fierak ka dalë në stërvitje me Lushnjën. Bëhet fjalë për Agim Meton. Mesfushori nuk ka firmosur akoma, por u shpreh për gazetën se është drejt asaj rruge.

Pas Apolonisë, Bylisit, Besës, Laçit dhe Luftëtarit, Lushnja do të jetë një tjetër eksperiencë për lojtarin e njohur fierak, Agim Meto. Te Lushnja vijojnë të stërviten edhe futbollistët vlonjatë, Ardi Qejvani dhe Lorenc Shehaj. Lushnjarët do të vijojnë përgatitjet në shtëpi deri në fund të korrikut. Më pas do të udhëtojnë drejt Pulias, për të zhvilluar miqësoren me Barin. Kjo ndeshje është një sfidë luksi për ekipin e Banos, që është kthyer në këtë sezon sërish në Superiore.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"