Mesi apo Ronaldo? Eden Hazard jep përgjigjen epike: Më i madhi i të gjitha kohërave është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 21:52

Mesi apo Ronaldo? Eden Hazard jep përgjigjen epike: Më i madhi i të gjitha kohërave është…

Mesi-Ronaldo është një nga debatet më të mëdha në historinë e futbollit, por për Eden Hazard asnjëri prej tyre nuk është futbollisti më i madh në histori.

hazard

I ftuar në “Obi One Podcast” nga ish-shoku i tij i skuadrës, Xhon Obi Mikel, Hazard u shpreh se stili i tij i lojës i përshtatej më shumë atij të argjentinasit, por nuk zgjidhte atë si më të madhin në histori.

Sipas Hazard, këtë titull e mban ish-mesfushori i Francës, Zinedin Zidan.

“Për mua, Mesi është ai që të vjen në mendje kur flet për futbollin. Por njerëzit kanë një mendim ndryshe. Ronaldo është më i miri për të shënuar gola dhe për të sjellë trofe për skuadrën e tij. ai është 39 vjeç, por do të shënojë gola deri sa të shkojë 50, më besoni. Unë jam më shumë në stilin e lojës së Mesit, por për mua, më i madhi në histori është Zidan”, u shpreh ish-kapiteni i Belgjikës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"