Merr jetë investimi 2 milionë dollarësh/ Rrogozhina në festë, nisin zyrtarisht punimet në “Arena Egnatia”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 23:59

Merr jetë investimi 2 milionë dollarësh/ Rrogozhina në festë, nisin zyrtarisht punimet në “Arena Egnatia”

Egnatia e ka marrë më shumë se seriozisht misionin “Superiore”. Klubi po përgatitet për ngjitjen dhe që të mos ketë kurrfarë pengese, do të ketë edhe një stadium modern. Plani i drejtuesve nuk do të mbetet thjesht në 3D, por një realitet i prekshëm.

egnatia-std-projekt

Prej ditës së djeshme kanë nisur zyrtarisht punimet në “Hasan Zyla”, nën mbikëqyrjen e presidentit Agim Demrozi. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar hapin e madh, me anë të një postimi në “Facebook”:

“KF Egnatia starton sot (dje) punimet e projektit ambicioz të presidentit Agim Demrozi për stadiumin e ri. Qyteti i Rrogozhinës do të ketë stadiumin e ri sipas standardeve të FIFA-s. Lamtumirë Fusha e Vjetër”. “Arena Egnatia” pritet që të kushtojë afro 2 milionë dollarë dhe do të jetë gati në shtator, kohë kur mund të nisë edhe sezoni 2021-2022. Një investim aspak i vogël, e sidomos për një skuadër që militon në Kategorinë e Parë dhe në një kohë krize.

Nga dje ka nisur prishja e fushës së vjetër dhe shumë shpejt do të behët gati e reja. Jo më larg se një muaj më parë inauguruan edhe kompleksin në Lekaj, një fushë që do ta kishte zili çdo ekip i elitës. E thënë ndryshe, rrogozhinasit e kanë shtruar që tani rrugën drejt Kategorinë Superiore.

???Kf Egnatia starton sot punimet e projektit ambicioz të Presidentit Agim Demrozi per stadiumin e ri . Qyteti…

Posted by KF Egnatia on E mërkurë, 17 Shkurt 2021

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"