Memaliotët mezi e presin Skraparin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2013 | 10:40

Memaliotët mezi e presin Skraparin

Memaliotët bënë një paraqitje mjaft të mirë në përballjen me Sopotin në Librazhd. Mesfushori 16-vjeçar, Ramadan Merko, u shpreh se kishin emocione. “Luanim për herë të parë, kështu që emocionet patën ndikimin e tyre. Mirëpo, falë përkrahjes së futbollistëve me përvojë si Bilaj, Çaushi, Mustafaji u përshtatëm mirë. Në ndeshjet në vijim do të përmirësohemi akoma më shumë, ndërsa presim me padurim përballjen me Skraparin. Do të luajmë përpara tifozëve tanë të mrekullueshëm dhe jam i bindur se krahas lojës së mirë do të arrijmë të marrim edhe fitoren”.
O.Dogani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"