“Më pëlqen shumë puna ime”, shikoni pse Real Madridi e kërkon Halandin në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 12:06

“Më pëlqen shumë puna ime”, shikoni pse Real Madridi e kërkon Halandin në ekip

Doni një arsye pse Reali i Madridit kërkon me ngulm sulmuesin Erling Haland? Norvegjezi i vetëm ka arritur të shënojë po aq gola sa i gjithë sulmi i Realit të Madridit në këtë sezon, 40 gola. Një shifër që nuk shihet në kampin e Realit pas largimit të Kristiano Ronaldos. Vetëm Karim Benzema me 19 gola në të gjitha kompeticionet është duke u përpjekur të mbushë hapësirën që la portugezi. Në anën tjetër, Garet Bejl ka shënuar vetëm tre gola, shifër që e justifikon faktin pse Zinedin Zidan nuk i jep mundësi.haland

Në kapitullin e lojtarëve që kanë dështuar është edhe Luka Joviç, i cili erdhi në “Bernabeu” me 27 gola nga Frankfurti, por në Spanjë nuk ka bindur aspak dhe ka arritur të shënojë vetëm 2 gola, shumë pak për shifrën 60 milionë euro që pagoi Reali për të. Përveç Benzemasë dhe Ramosit (i cili ka shënuar 7 gola në këtë sezon), një tjetër element pozitiv është Rodrigo. Braziliani ka shënuar gjithashtu 7 gola, pavarësisht se Zidan nuk e ka aktivizuar në gjashtë ndeshjet e fundit.

Ndërkohë që Hazard, i cili u transferua me bujë, ka arritur të shënojë vetëm një gol me madrilenët. Në anën tjetër, Haland ka shkëlqyer si me Salcburgun, ashtu edhe me Dortmundin ku u transferua në merkaton e janarit.haland

BËJ PUNËN TIME – Kampionati gjerman do të rinisë me ndeshjen BorusiaShalke dhe sigurisht që një vëmendje të veçantë do të ketë edhe Haland, sulmuesi i ëndërruar nga Reali i Madridit. I pyetur për një kalim të mundshëm në Spanjë, ai nuk ka dashur të flasë. “Unë përqendrohem vetëm te futbolli i luajtur dhe jo tek ato që thonë për mua. Mendoj të bëj punën time mirë, sepse më pëlqen shumë. Vetëm për këtë mund të flas dhe jo për merkaton”, ka thënë sulmuesi i Borusias së Dortmundit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"