“Më kujton Suarezin”, Mesi thërret Lautaron: Futbollist i kompletuar, por …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 15:31

“Më kujton Suarezin”, Mesi thërret Lautaron: Futbollist i kompletuar, por …

Lionel Mesi ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo” ku në fakt nuk ka fshehur simpatinë për sulmuesin e Interit Lautaro Martinez, i cili eshtë një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për merkaton e verës.

mesi

Kapiteni i Barcelonës shprehet se bashkëkombësi i tij Lautaro i kujton Luis Suarezin, krahasim ky tepër i madh duke pasur parasysh faktin që Suarez është shoku i ngushtë i Mesit. Gjithsesi 6 herë fituesi i Topit të Artë shton se nuk e di se çfarë do të ndodhë në merkato.

lautaro-martinez

“E kam thënë dhe më parë që Lautaro është një sulmues mbresëlënës, veçanërisht për faktin se është shumë i kompletuar. Është i fortë, di të driblojë, të shënojë, të mbrojë topin.

Më kujton Luis Suarezin. Gjithsesi duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me të apo me emrat e tjerë që qarkullojnë. Nuk e di nëse po zhvillohen negociata për Lautaron,” u shpreh Mesi.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"