Martini shfaqet i lumtur pas fitores: Nuk shoh asnjë ndryshim mes Teutës time dhe Partizanit, i mposhtëm në të gjitha drejtimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 19:13

Martini shfaqet i lumtur pas fitores: Nuk shoh asnjë ndryshim mes Teutës time dhe Partizanit, i mposhtëm në të gjitha drejtimet

Teuta ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Pas fitores foli edhe trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

bandicam 2024-03-16 19-05-39-299

“Ishte shumë e rëndësishme fitorja pas eliminimit në Kupë, ekipi ishte në gjendje jo të mirë mentale pas asaj humbje me Tiranën në Kupë. Ishim stërvitur mirë, Partizanin e vlerësuam maksimalisht, e mposhtëm në të gjitha drejtimet. Minutat e fundit na u bënë gangrenë, prisja golin e dytë që të ishim më të çliruar, por Daci u mundua shumë njësoj si Peposhi dhe Boçi por këta jemi, duhet të luftojmë të gjithë bashkë në sulm dhe në mbrojtje. Unë sdua të them që mendojmë për lart pasi kur e kam thënë sikur më kanë gjuajtur me gurë, do rrimë me këmbë në tokë, skemi bërë asgjë me Partizanin, vetëm detyrën. Ne kemi pasur mundësinë të fitojmë edhe në ndeshjet e tjera me ata, kemi ndeshjen e radhës me Tiranën hap pas hapi me djemtë dhe të bëjmë gjithçka që të mundemi të arrijmë sa më mirë në fund. Unë edhe kur humb e them që dua katërshen jo më kur fitoj. Por sdua ta them tani, sot kemi bërë detyrën se nuk shoh asnjë ndryshim mes Teutës time dhe Partizanit”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"