Mançester Junajtid nis sulmin, një mësues fizkulture për drejtor sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 16:35

Mançester Junajtid nis sulmin, një mësues fizkulture për drejtor sportiv

Mançester Junajtid po planifikon të bëjë një qasje zyrtare ndaj Njukasëllit për drejtorin sportiv Den Ashuorth. Kuptohet se shefi i Njukasëllit është në krye të listës së Sër Xhim Retklif për të kryesuar drejtimin e ri të futbollit në “Old Trafford”, megjithëse ende nuk është bërë asnjë qasje zyrtare.

+98+94563

“Qymyrxhinjtë” hezitojnë që ta lënë Ashuorthin të largohet, por 52-vjeçari është privatisht i hapur për të eksploruar mundësinë për t’u bashkuar me Mançester Junajtidin.

Njukasëlli po përgatitet për një ofertë zyrtare, por pagesa e një shifre kompensimi për të prishur kontratën e tij me Njukasëllin nga Junajtidi, do të ishte shumë e lartë, pasi ai u bashkua me klubin vetëm dy vjet më parë.

Junajtid do ta dëshironte atë të ulej në zyrën e drejtorit sportiv që këtë verë, për të mbikëqyrur rinovimin e transferimeve të tyre pasi “INEOS” të marrë kontrollin mbi operacionet e futbollit.

Interesi për Ashuorth vjen pasi Premier Liga dhe Federata e Futbollit miratuan ofertën e propozuar të Retklifit për të blerë një pakicë të aksioneve të klubit prej 25%. Ish-drejtori teknik i Brajtonit, i Uest Bromuiçit dhe Drejtor i Zhvillimit Elitar në Federatën Angleze, ku ai ka punuar përkrah trajnerit të kombëtares, Garet Sauthgejt, ish-mësuesi i Edukimit Fizik, i cili nuk arriti do të të ndjekë ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist, konsiderohet si drejtori më i mirë sportiv në Angli.

Te Brajtoni ai është përgjegjësi për transferimet e Kaisedos (4.5 milionë paund), Kukurejës (15.4 milionë paund), Trosardit (15 milionë paund), Mek Alisterit (7 milionë paund), Mitomas (2.7 milionë paund) dhe Lamptejt (4 milionë paund).

Ndërsa te Njukasëlli ka transferuar emra si Isak (63 milionë paund), Tonali (55 milionë paund), Gordon (45 milionë paund), Barns (39 milionë paund), Livramento (36 milionë paund) dhe Botman (35 milionë paund).

Përgatiti: ANDROKLI DRAL – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"