Lumë ofertash për De Biazin, e kërkon edhe një kombëtare e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2016 | 12:35

Lumë ofertash për De Biazin, e kërkon edhe një kombëtare e njohur

Edhe pse Xhani De Biazi ka bërë të ditur se do të qëndrojë në drejtimin e përfaqësueses shqiptare, ai vazhdon të marrë oferta të shumta, disa prej të cilave vlerësohen si “tunduese”.

albania_training_euro_2016_217366

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, mes tyre spikat një e veçantë prej përfaqësueses së Ukrainës. Drejtuesit e Federatës së këtij vendi mendojnë se Andrei Shevçenko nuk është ende gati të marrë drejtimin e kombëtares dhe janë gati t’ia besojnë De Biazit dhe stafit të tij për eliminatoret e Botërorit 2018.

Gazeta italiane bën të ditur se përveç kësaj ofertë, trajneri ka marrë disa me shifra të larta ekonomike nga kampionati kinez.

Njëkohësisht, për të interesohen klube gjermane, angleze dhe zvicerane, gjë që bën përsëri të pasigurt qëndrimin e mëtejshëm të De Biazit në drejtimin e kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"