Luhet të shtunën apo të hënën? FSHF u jep fund dilemave për ndeshjen Erzeni-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2022 | 18:50

Luhet të shtunën apo të hënën? FSHF u jep fund dilemave për ndeshjen Erzeni-Kukësi

Federata Shqiptare e Futbollit më në fund i ka dhënë zgjidhje kaosit me ndeshjen e javës së 8 të Kategorisë Superiore mes Erzenit dhe Kukësit. Sfida ishte planifikuar të luhej të shtunën, por më pas u shty për të hënën.

superiore

Shkak ishte bërë kërkesa e Kukësit, pasi skuadra ishte goditur nga një virozë dhe shumë lojtarë nuk ia kishin dalë të ishin të gatshëm as për stërvitjen e sotme. Por kjo situatë nuk i pëlqeu Erzenit i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ftoi tifozët që të shkonin në stadiumin “Niko Dovana” të shtunën për të ndjekur ndeshjen sipas planit fillestar.

Por tani FSHF ka dalë me një komunikatë që u shpërnda për mediat, duke treguar vendimin përfundimtar rreth kësaj sfide.

“Departamenti Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit dëshiron t’ju informojë se ndeshja Erzeni-Kukësi, e planifikuar për tu zhvilluar ditën e shtunë, është spostuar ditën e hënë në orën 15:00, pas dakordësisë së arritur ndërmjet dy klubeve.

Pas këtij vendimi është kryer njoftimi i zyrtarëve të ndeshjes dhe kompanisë Oversport që është edhe transmetuesja zyrtare e Abissnet Superiore”, shkruhej në njoftimin që u shpërnda për mediat, duke u dhënë fund të gjitha diskutimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"