Luftëtari merr sulmuesin e kombëtares së Mozambikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2016 | 11:45

Luftëtari merr sulmuesin e kombëtares së Mozambikut

Luftëtari i sezonit të ri është formatuar plotësisht për të nisur aventurën e Superiores më datë 7 shtator. Pas pritjeve të gjata, më në fund gjirokastritët janë kompletuar me ardhjen e futbollistëve nga tregu i huaj. Emri më i fundit, pjesë e listës për sezonin e ri, do të jetë edhe sulmuesi nga Mozambiku, Reginaldo Artur Faife, i cili pritet të vijë në Gjirokastër këto ditë.

Faife Luftetari

Sulmuesi 26-vjeçar ka qenë pjesë e Santa Klarës në kategorinë e dytë në Portugali. Gjatë sezonit të fundit ishte titullar i padiskutueshëm ku është aktivizuar në 28 ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Nga 2013-ta militon në kategorinë e dytë në Portugali.

Me afrimin e sulmuesit nga Mozambiku, bluzinjtë mbyllin edhe merkaton e verës dhe janë gati për kampionatin e ri. Faife është edhe pjesë e Kombëtares së Mozambikut. Për të parin e pankinës së Luftëtarit, skuadra e tij është e gatshme për të nisur sezonin e ri, por se futbollistëve të huaj do t’u duhet kohë për t’u ingranuar me ekipin.

skeda

Milinkoviç

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri 48- vjeçar shprehet: “Me afrimet e fundit, do të jemi më të fortë dhe më të kompletuar. Por, pa i parë në fushë nuk mund të them më tepër. Presim shumë nga ata, por e sigurt është se duan kohë të ingranohen me grupin.

Më së pari ata duhen të tregojnë veten e tyre, gjë të cilën besoj se do të dinë ta bëjnë me kalimin e kohës”, u shpreh trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç. Miqësorja e djeshme ndaj Bylisit nuk është zhvilluar, pasi ballshiotët kanë preferuar një triangolare në Orikum.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"