Luftëtari largon kapitenin një javë para rifillimit të sezonit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 23, 2017 | 15:32

Luftëtari largon kapitenin një javë para rifillimit të sezonit

Ajo që përflitej prej kohësh, sot është bërë zyrtare: Ergis Mersini nuk është më pjesë e skuadrës së Luftëtarit. Mbrojtësi i cili gjatë pjesës së parë të kampionatit mbante shiritin e kapitenit te gjirokastritët, ka ndërprerë marrëveshjen me ta dhe është në kërkim të një skuadre të re.

ergis mersini

Krisja mes palëve kishte filluar që në ditët e para të janarit, kur u mësua se Mersini nuk do të udhëtonte me ekipin drejt Antaljas, pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Milinkoviç për të ardhmen. Por gjithçka është mbyllur sot, me konfirmimin që erdhi nga klubi gjirokastrit nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Pas kërkesës për largim nga ana e mbrojtësit Ergis Mersini dhe bisedimeve të zhvilluara, klubi i futbollit Luftëtari njofton se ka prishur me konsensus marrëdhënien kontraktuale me mbrojtësin. Klubi i futbollit Luftëtari falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Luftëtarit dhe i uron atij suksese në karrierën e mëtejshme”, shkruhej në njoftimin e gjirokastritëve.

Dhimitris Musiaris

Ndërkohë, ata kanë përforcuar radhët e tyre gjatë këtyre ditëve edhe me një tjetër prurje të rëndësishme. Klubi ka njoftuar se përgatitësi i ri i portierëve është greku Dhimitris Musiaris, i cili vjen nga një eksperiencë e mëparshme te PAOK i Selanikut.





www.minuta90.com