VIDEO/ Tirana me hap pretendenti, likuidon Skënderbeun dhe nis shkëputjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2019 | 23:00

VIDEO/ Tirana me hap pretendenti, likuidon Skënderbeun dhe nis shkëputjen

Tirana ka siguruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, teksa ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore, duke kryesuar kështu kampionatin.

Tirana

Ishte Ngo ai që hapi serinë e golave në fundin e pjesës së parë, teksa përfitoi nga një gabim i Koliçit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve. Në pjesën e dytë, korçarët arritën të barazonin rezultatin në minutën e 66-të me anë të Pollozhanit. Kur u mendua se ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishin Halili dhe Hoxhallari që me golat e tyre, i siguruar triumfin e radhës 24 herë kampionëve të vendit.

TIRANA-SKËNDERBEU 3-1

Ngo 45+2′ (p), Halili 85′, Hoxhallari 90′   / Pollozhani 66′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

90′ GOOOOL TIRANA 3-1/ Shënojnë sërish bardheblutë! Ishte Erjon Hoxhallari autori i golit të sigurisë! Pas një krosimi nga këndi, mbrojtësi pogradecar përfiton nga një rrëmujë dhe devijon topin në rrjetë! 

85′ GOOOOOL TIRANA 2-1/ Bardheblutë rikthehen në avantazh, është Grent Halili që dërgon topin në rrjetë! Festë e çmendur në “Selman Stërmasi”. Pas krosimit të Hoxhallarit nga e majta, talenti bardheblu godet saktë me kokë nga brenda zonës, topi përplaset në shtyllën e djathtë pingule dhe përfundon në rrjetë! 

81′ Zëvendësim i tretë te Tirana, largohet nga fusha mesfushori Celhaka, në lojë sulmuesi Dunga!

78′ Tjetër karton i verdhë, ndëshkohet mbrojtësi Jorgo Pëllumbi!

77′ Pranë golit bardheblutë me Kristi Vangjelin, harkimi i korçarit, për pak sa nuk përfundon në rrjetë.

76′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, në lojë Halili.

74′ Zëvendësim edhe te Tirana, largohet Albi Doka, vendin e tij e zë Kristi Vangjeli!

74′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet Asion Daja, vendin e tij e zë Bruno Dita.

72′ Majkëll Ngo ndëshkohet me karton të verdhë për faull në sulm ndaj portierit Koliçi.

66′ GOOOL SKËNDERBEU 1-1/ Vendoset baraspesha në “Selman Stërmasi”, Pollozhani gjen rrugën e rrjetës! Pas një krosimi të bukur të Gripshit, mbrojtësi është ngritur bukur brenda zonës, duke shënuar golin e parë në portën bardheblu!  

62′ Drithërima në portën e Tiranës, Bakaj eviton një autogol pas devijimit të Imamit.

58′ Pranë golit të dytë Tirana me Ngo. Pas goditjes së Kobina, nuk arrin dot sulmuesi anglez të zgjatet për të devijuar topin drejt rrjetës.

52′ Eni Imami ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

51′ Vendimtar grushtimi i Enea Koliçit, i cili shpëton Skënderbeun nga pësimi i golit të dytë.

49’ Doka provon nga distanca, por Koliçi tregon reflekset dhe largon rrezikun në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë. Hasani provon të surprizojë me një roveshatë, por gjuajtja e shkodranit shkon jashtë kuadratit.

Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida në “Selman Stërmasi”, Ngo kalon në avantazh bardheblutë! Pas gjuajtjes të Kobina, gardiani Koliçi nuk kontrollon siç duhet topin, duke i dhënë mundësi anglezit Ngo, që ta shtyjë sferën drejt rrjetës, duke çuar peshë zemrat e tifozëve kryeqytetas. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën, provon Kobina, topi shkon në duart e Koliçit.

43′ Turtulli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

42’ Ndërhyrje e gabuar nga ana e Kales në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

41′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, largohet nga fusha Muzaka i dëmtuar, vendin e tij e zë i riu Muja. Shiritin e kapitenit e merr Bregu.

35’ Tjetër goditje dënimi për Tiranën dhe është Kobina ai që kroson në zonë, por topi përfundon jashtë pa shqetësuar portën e Tiranës.

28’ Goditje dënimi në favor të Tiranës, por Doka dhe Kobina nuk merren vesh me njëri-tjetrin duke i dhuruar topin korçarëve.

25’ Tjetër faull nga Batha, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

20′ Fantastik Edvan Bakaj. Portieri i mohon një gol të sigurt Dejvi Bregut, i cili provon me një gjuajtje mjaft të bukur nga goditja e dënimit!

19′ Osmani ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut.

14′ Mundësi e artë për Ngo që del para portierit por gabon me gjuajtjen e tij.

11′ Batha gjuan me pëllëmbë para syve të arbitrit Gripshin, por Andi Koçi as të verdhë nuk nxjerr.

5’ Tjetër mundësi e mirë për Tiranën me Hasanin, i cili provon me një gjuajtje drejt portës, por kontrollon gjithçka portieri Koliçi.

4’ Mundësi e mirë për Tiranën pas një krosimi në zonë,  Turtulli ndërhyn saktë dhe largon rrezikun.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bakaj, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Hasani, Kale, Kobina, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Turtulli, Pëllumbi, Taipi, Daja, Muzaka, Gripshi, Bregu, Krasniqi.

GJYQTAR: Andi Koçi (Durrës)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"