KATEGORIA E DYTË, PLAY OFF/ Besëlidhja zhgënjen në shtëpi, mësohen emrat e katër skuadrave që kalojnë në turin tjetër (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 23:50

KATEGORIA E DYTË, PLAY OFF/ Besëlidhja zhgënjen në shtëpi, mësohen emrat e katër skuadrave që kalojnë në turin tjetër (VIDEO)

Kategoria e Dytë ka luajtur sot ndeshjet e para play-off për ngjitjen në Kategorinë e Parë, me 8 skuadra që janë zbritur në fushën e lojës për të luajtur shanset e tyre. Skuadrat pritëse kishin në avantazh të tyre në bazë të rregullores edhe barazimin për të kaluar në fazën tjetër.

kategoria-e-dyte

Në ndeshjet e sotme, surprizën e ka bërë Sopoti, i cili ka fituar me shifrat 2-0 në fushën e Beslëidhjes në një sfidë të tensionuar ku u dhanë 6 kartonë të verdhë e dy të kuq.

Ndërkohë, me shifrat 2-0 kanë fituar Iliria dhe Shkumbini përkatësisht ndaj Tërbunit dhe Orikut, Ndërkohë, Luftëtarit i ka mjaftuar goli i Zijait për të mundur Butrintin e vazhduar më tej.

Në turin tjetër, Sopoti do të ndeshet me Ilirinë, ndërsa Shkumbini do të përballet me Luftëtarin.

REZULTATET

BESËLIDHJA – SOPOTI 0-2
45′ Tanushi, 76′ Çota

ILIRIA – TËRBUNI 2-0
45′ Olatunbosun, 49′ Berisha

LUFTËTARI – BUTRINTI 1-0
83′ Ziaj

SHKUMBINI – ORIKU 2-0
51′ Teqja, 57′ Da Silva

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"