LISTA ZYRTARE / Laçi konfirmon emrat në UEFA për ndeshjet me Iskra. Blerja e bujshme merr numrin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2022 | 18:56

LISTA ZYRTARE / Laçi konfirmon emrat në UEFA për ndeshjet me Iskra. Blerja e bujshme merr numrin…

Laçi po mbyll përgatitjet për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Konferencës ku shorti e ka vendosur përballë malazezëve të Iskra. Skuadra e Duros ka pësuar ndryshime të rëndësishme me largimin e titullarëve fiks në radhët e kurbinasve, por ka bërë edhe lëvizje të rëndësishme në merkato.

LACI CONFERENCE LEAGUE

Padyshim afrimi më i bujshëm është ai i Mishel Babatunde, ish-futbollistit të përfaqësueses së Nigerisë, i cili pritet të shtojë forcën në mesfushën e skuadrës kurbinase. Lojtari është regjistruar për ndeshjet e turit të parë dhe do të mbajë te Laçi fanellën me numrin 10.

Sipas listës së dërguar nga kurbinasit në UEFA, shihet qartësisht që reparti i sulmit është ai ku trajneri Duro ka më shumë alternativa cilësore.

LISTA E PLOTË

Portierë: 1 Ertelio Biba, 98 Mario Dajsinani

Mbrojtës: 2 Luka Cuçin, 4 Marko Roganoviç, 11 Rudolf Turkaj, 13 Renato Malota, 34 Viktor Velkoski

Mesfushorë: 10 Mishel Babatunde, 27 Mario Barjamaj, 33 Renato Ziko, 36 Serxho Ujka, 49 Sebastjan Spahiu, 77 Segerso Geci, 95 Iljasa Zulfiji

Sulmues: 7 Fatmir Prengaj, 9 Saliu Guindo, 14 Mentor Mazrekaj, 17 Adeleke Akiniemi, 20 Van Dejv Harmon, 99 Dejan Zarubica

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"